Kolonia Nërkombëtare e Artit Pamor në Tiranë; Foto: Facebook/Arjeta Miftari

Artistët kosovarë në koloninë e artit në Tiranë 

Dhjetëra artistë nga vende të ndryshme të botës, ishin mbledhur nga data 4 deri më 8 tetor 2020, në Koloninë Ndërkombëtare të Artit Pamor në Tiranë  

Kolonia është mbajtur në Amfiteatrin e Liqenit të kryeqytetit shqiptar, ku krijues nga vende shprehën talentin e tyre në artet pamore. 

Pjesë e kësaj kolonie ishte edhe skulptorja kosovare Arjeta Miftari. 

Skulptorja Miftari, pjesëmarrëse në këtë koloni ka thënë për Kallxo.com se në këtë aktivitete morën pjesë artistë nga vendet të ndryshme si: Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Franca, Kazakistani, Bosnja, etj.

Gjatë kësaj kolonie, skulptorja Mifatri ka realizuar 3 piktura me dimensione dhe teknika të ndryshme me tematika nga trashëgimia kulturore dhe disa artefakte me forma shumë interesante 

“Jam mundu të pasqyroj sado pak vlerat tona edhe te piktura, në pa mundësi që për pak ditë të realizoj ndonjë skulpturë. Një aspekt i rëndësishëm i kësaj kolonie ishte edhe shkëmbimi i përvojave të ndryshme me artiste ndërkombëtare. Ishte një eksperiencë shume e mirë në këtë kohë të vështirë”, ka thënë ajo. 

Kolonia është vizituar edhe nga ministrja e Kulturës e Shqipërisë Elva Margatiti. 

Kolonia Nërkombëtare e Artit Pamor në Tiranë; Foto: Facebook/Arjeta Miftari
Kolonia Nërkombëtare e Artit Pamor në Tiranë; Foto: Facebook/Arjeta Miftari