Vizitorë në ekspozitën "Të mbështjellur në hijen e lirisë', Gusht 31, 2024. Foto: BIRN

Jashtë hijeve: Kosova hap ekspozitën e parë për Queerness

Në hotelin ikonik “Grand” në Prishtinë, po mbahet ekspozita e parë me përmasa të mëdha në vend që eksploron idetë mbi queerness-in, e cila do të zgjasë deri në fund të shtatorit.

Ekspozita e titulluar “Me hijen e lirimit mbështjellë”, u hap më 30.08.2024 dhe është organizuar nga OJQ Instituti Sekhmet. Ajo fokusohet në nocionin e lirisë – “jo vetëm lirinë për të parë dhe dashuruar siç dëshirojmë, por edhe lirinë për të ekzistuar në pluralitet, duke shmangur kufijtë e identiteteve njëdrejtimëshe dhe lirinë për të qenë agjentë politikë që realizojnë vizione radikale dhe ndërsektoriale të të qenit queer,” shpjeguan organizatorët në një deklaratë për shtyp.

Shaunak Mahbubani, kuratori i ekspozitës, tha se “derisa akronimi LGBTQIA+ është formulim relativisht i ri, është me rëndësi që në fillim të rishikojmë idenë se queerness-i është import modern. Ballkani ka pasur një histori të gjatë dhe të pasur të fluiditetit gjinor dhe seksual.”

Ekspozita prezanton një arkiv të fotografive nga fundi i shekullit të 19-të nga Piro Rexhepi, studiues në Shkollën e Studimeve Sllavonike dhe Lindore në Londër, që tregon ekzistencën e idesë së queerness-it më shumë se një shekull më parë.

Ekspozita ka marr titullin nga poezia “Ndryshim” e vitit 1999, nga poetja shqiptare Ledia Dushi, që trajton luftën feministe.

“Ka ardhur koha që të shihemi të mbështjellë në hijen e lirisë, unë jam njeri, kam mall për gjërat që nuk i posedoj,” thotë poezia.

Për ekspozitën, Uresa Ahmeti, artiste nga Kosova e frymëzuar nga Dushi, shkroi një poezi të re, “Bëhu”, për të cilën tha se ishte frymëzuar nga “shpirti i lirisë dhe rezistencës” së Dushit.

Vizitorë në ekspozitën "Të mbështjellur në hijen e lirisë', Gusht 31, 2024. Foto: BIRN
Vizitorë në ekspozitën “Të mbështjellur në hijen e lirisë’, Gusht 31, 2024. Foto: BIRN

Gjatë një shëtitjeje nëpër ekspozitë me artistët të shtunën, Ahmeti tha se ajo përdor simbolin e gjarprit në poezi, të cilin e konsideron shumë të rëndësishëm për komunitetin queer dhe njerëzit e shtypur në përgjithësi.

“Gjarpri konsiderohet si diçka e keqe, për t’u ndëshkuar, por thjesht kalon nëpër ciklet e jetës dhe vetëm dëshiron të heqë lëkurën dhe të vazhdojë të jetojë,” shpjegoi ajo.

Ekspozita gjithashtu përfshin artistë ndërkombëtarë, si artistja trans Va-Bene Eliken Fiatsi nga Gana, dhe Queer Muslim Project, një platformë kulturore e vlerësuar me çmime, që trajton se si njerëzit përballen me sfidat e të qenit queer në shoqëri patriarkale dhe fetare.

Artikulli është publikuar Balkan Insight.