'Ditarët e Depresionit' shpërfaq depresionin përmes fotografive

Në një ambient të zbrazët, qëndrojnë të varura fotografitë e ekspozitës “Ditarët e Depresionit” me autor Ferdi Limani, të cilat shpalosin rrëfime të personave që kanë vuajtur nga depresioni.

Sot në Shtëpinë e Europës në ora 12:00 u hap kjo ekspozitë e cila vendos në pah pamje të personave  që kanë luftuar me depresionin, rrëfimet e tyre, qendrat e shëndetit mendor, psikologë gjatë mbajtjes së seancave, ilustrime të vendeve që shpalosin vetminë të shkaktuara nga depresioni dhe stigma e kësaj çështje në mesin e shoqërisë.

Ekspozita u hap në mesin e një audience të limituar për shkak të pandemisë, dhe po për këtë arsye nuk pati fjalime.

Fotografitë nga ekspozita: