Besnik Xhemaili, ‘Mariupol’

Besnik Xhemaili pikturon tragjedinë në Mariupol

Lufta në Ukrainë sa vjen e ashpërsohet e tragjedia për ukrainasit vetëm po thellohet. Mbështetja e solidarizimi për mbrojtësit e lirisë vazhdon të shtohet.

Solidarizimi me popullin e Ukrainës po shprehet në mbarë botën, në mënyra të ndryshme. Kësaj mbështetje po i bashkohen edhe krijuesit kosovarë.

Piktori Besnik Xhemaili ka krijuar pikturën e tij, “Mariupol”, përmes së cilës shpreh solidarizimin me njerëzit në Ukrainë.

Piktura “Mariupol”, thotë Xhemaili pasqyron gjithë tragjedinë që po përjetojnë qytetarët në qytetin ukrainas nga raketat ruse.

Tragjedia atje, Xhemailit ia kujton luftën e Kosovës. “Arti mund të ndihmojë në shumë mënyra, përshkrimi i një ngjarje përmes pikturimit e cila pikturë do të jetojë pa limit kohor, e kemi rastin e Guernikes te Pikturuar nga Pablo Picasso”, thotë ai për KALLXO.com.

Besnik Xhemaili, ‘Mariupol’