Ekspozita ‘Artistët për artistin’. Foto: Kallxo.com

Ateleja ‘Speak Easy’ mbështet artistët përmes ekspozitës ‘Artistët për artistin’

Dhjetëra artistë janë mbledhur gjatë ditës së sotme (e enjte, 17.12.2020) në atelenë “Speak Easy” në Prishtinë, në kuadër të aktivitetit javorë- ekspozitës, “Artistët për artistin”.

Organizatori i kësaj ekspozite, Veton Gusia, pronar  i atelesë “Speak Easy”, ka thënë për Kallxo.com se çdo të enjte në atelenë e tij organizohet ekspozita “Artistët për artistin”, me vepra të artistëve të ndryshme.

Ai ka thënë se është e enjtja e 7-të që organizohet ekspozita “Artistët për artistin”, dhe siç ka treguar ai, qëllimi i organizimit të saj është për të ndihmuar sado pak artistët pamorë në këtë kohë pandemie.

“Çdo të enjte mblidhen artdashësit edhe me një participim prej 2 eurove, që është çmimi i biletës me të drejtë vote, zgjedhin dy veprat më të mira të ekspozitës, të hyrat-paratë që mblidhen nga biletat i jepen fituesit të parë, ndërsa fitimet që realizohen gjatë shitjes së pijeve, gjatë ekspozitës së enjtes shkojnë për shpërblimin e dytë”, ka thënë Gusia.

Gusia ka thënë se ka një interesim të shtuar nga artistët pamorë, por edhe artdashësit për ekspozitën “Artistët për artistin”.

“Interesimi i artistëve pamorë, por edhe i vizitorëve po rritet, janë shitur edhe veprat e ekspozuara. Muaji i parë ka shkuar mirë dhe shpresojë, pasi që i kemi edhe festat e fund vitit të rritet edhe më shumë numri i blerësve gjatë ekspozitave”, ka thënë ai.

Gusia ka thënë më tej se kishe edhe një ide që përmes paneleve ekspozita “Artistët për artistin” të organizohet edhe në Sheshin “Nënë Terezë”, por, projekti i tyre për këtë ekspozitë nuk ka gjetur mbështetjen e Ministrisë së Kulturës.

“Ideja ishte, kur artistët të realizonin shitje, 10 % t’i ndanin  për të ndihmuar artistët tjerë. Por, me që nuk na ka mbështetur ministria duhet të shikojmë alternativa tjera për realizmin e këtij projekti”, ka thënë Veton Gusia.

Ekspozita ‘Artistët për artistin’. Foto: Kallxo.com
Ekspozita ‘Artistët për artistin’. Foto: Kallxo.com
Ekspozita ‘Artistët për artistin’. Foto: Kallxo.com