Teatri Kombetar

Teatri Kombetar. FOTO- Denis Sllovinja

‘Aroma e hënës’, shfaqja e radhës në Teatrin Kombëtar

Drama e akademik Mehmet Krajës, “Aroma e Hënës” është shfaqja e radhës që do të inskenohet në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

Regjinë e kësaj shfaqjeje do ta bëjë Rozi Kostani.

TKK, përmes një njoftimi në Facebook ka bërë të ditur se provat për shfaqjen “Aroma e Hënës” do të nisin javën e ardhshme.

“Teatri Kombëtar i Kosovës nga java e ardhshme do të fillojë provat për shfaqjen ‘Aroma e Hënës’, sipas dramës me të njëjtin titull të Mehmet Krajës, që njëherazi është pjesa e tretë e trilogjisë ‘Hëna prej letre’, ndërsa, regjinë e shfaqjes do ta bëjë Rozi Kostani, profesoreshë në Akademinë e Arteve në Tiranë”, thuhet në njoftim.

TKK njofton se në bashkëpunim me regjisoren Kostani do të organizojnë të hënë e ardhshme (20.11.2021) një audicion të brendshme me aktorët e Trupës Rezidente të këtij teatri për përzgjedhjen e ekipit të shfaqjes.