Ansambli 'Shota' fiton çmimin kryesor në festivalin e folklorit në Zamora të Spanjës
Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota” nga Kosova, ka marrë çmimin kryesor “Grand Premio” në Festivalin Ndërkombëtar të Folklorit në Zamora të Spanjës (Zamora Folk Festival).
Festivali Ndërkombëtar i Folklorit në Zamora, ka nisur më 02.09.2024 dhe mbyllet më 11.09.2024, në Zamora të Spanjës.
Lajmi për triumfin në Zamora ta Spanjës, “Shota” e bëri të ditur përmes një postimi në Faceboook.
“Ansambli ynë ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm duke fituar çmimin prestigjioz ‘Grand Premio’ në festivalin e njohur ndërkombëtar *Zamora Folk Festival* në Zamora, Spanjë. Ky triumf merr edhe më shumë vlerë duke konkurruar me ansamble të jashtëzakonshme nga Brazili, Panamaja, Kroacia, Malajzia dhe shumë të tjera. Gjatë qëndrimit tonë në Spanjë, ansambli ynë prezantoi me krenari traditat tona para një publiku të ngrohtë, i cili na shpërbleu me duartrokitje të gjata dhe entuziazëm të veçantë”- thuhet në njoftimin e “Shotës”.
“Super lajm” – e ka quajtur suksesin e “Shotës” në Zamora të Spanjës, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, përmes një postimin në Facebook
“Super lajm, edhe një çmim botëror nga artistët tanë. Ansambli Kombëtar SHOTA fiton çmimin kryesor në Festivalin Ndërkombëtar të Folklorit në Zamora të Spanjës. Një tjetër përfaqësim e lartësim i shtetit tonë në botë. Përgëzime për performuesit dhe drejtuesit e ansamblit”-ka shkruar Çeku në Facebook.
Në fund të muajit gusht (2024) AKKV” Shota” pati edhe një prezantimi dinjitoz edhe në një festival tjetër të folklorit që u mbajt në Salmaka (Salmaca) të Spanjës.
Festivali Ndërkombëtar i Salmakës u mbajt nga 28.08.2024 deri 01.09.2024.