Fetah Paçarizi & Alban Krasniqi. Foto: Facebook/ Teatri Bekim Fehmiu

Aktori Alban Krasniqi nderohet nga Komuna e Prizrenit

Aktori i teatrit “Bekim Fehmiu”, Alban Krasniqi, është nderuar me çmimin ‘Bekim Fehmiu’ nga Komuna e Prizrenit.

Këtë çmim aktori Krasniqi e mori për kontributin e dhënë në artin skenik gjatë këtij viti.

Çdo fundvit Komuna e Prizrenit organizon aktivitetin “Më të mirët e vitit” ku nderohen me mirënjohje personalitetet prizrenase për kontrubute në fusha të ndryshme.

Menaxhmenti i teatrit të Prizrenit përmes një postimi në Facebook ka njoftuar për çmimin që ka marrë aktori Krasniqi.

“Në ngjarjen ‘Më të mirët e vitit’, ngjarje që Komuna e Prizrenit organizon në çdo fund vit, aktori i teatrit tonë, Alban Krasniqi u shpërblye me çmimin ‘Bekim Fehmiu’  për kontributin në art. Çmim ky që këtë vit ka emërtimin e ri, ‘Bekim Fehmiu’, ngase në vitin e kaluar e më herët është quajtur  ‘Çmim për kontributin në Artin Skenik’”, thuhet në njoftimin e teatrit “Bekim Fehmiu”.