Flamuri i Kosovës - Foto: Rtv21

Aktivitetet kulturore që do të mbahen për shënimin e Ditës së Pavarësisë

Aktivitete të shumta kulturore janë paraparë të mbahen për shënimin e 13-të vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Aktivitetet e sotme nisin me hapjen e ekspozitës së fotografit Asllan Krasniqi, “Kujtesa e Kosovës: rambouillet”, që hapet në ora 11:00 në Bibliotekën Kombëtare, “Pjetër Bogdani” në Prishtinë.

Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota” mban koncert festiv në ora 17:00 në Teatrin Kombëtar të Kosovës në Prishtinë.

Ndërkaq, nga ora 17:00 deri në 19:00, në ‘KINO ABC’ në Prishtinë shfaqjet filmit “Babai’ i Visar Morinës.

Aktivitetet e ditës së sotme përmbyllen me koncertin festiv të Filarmonisë së Kosovës, që mbahen në ora19:00 në Salla e Kuqe në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.

Kurse, nesër, më 17 shkurt 2021, aktivitetet për shënimin e Pavarësisë së Kosovës nisin me ekspozitën “Jeta dhe vepra e Sali Çekut” që hapet në ora 13:00 në Muzeun Kombëtar.

Ceremonia e çmimeve vjetore për letërsi mbahet në ora 14:00 në Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Në ora 17:00 në ‘Kino ABC ‘shfaqet filmi “Zana” i Antoneta Kastratit, kurse në ora 19:00 në Teatrin Kombëtar shfaqet premiera e dramës, “Pamje revolucioni” me regji të Kaltërim Balaj.

Të enjten, më 18 shkurt 2021, po për ndër të shënimit të Ditës së Pavarësisë, Baleti Kombëtar shfaq në ora 19:00 baletin “Exil”.

Aktivitete për shënimin e 13 vjetorit të Pavarësisë do të organizohen edhe nëpër komunat e Kosovës.