Foto: Facebook/ASHSH

Akademia e Shkencave e Shqipërisë nis hartimin e historisë së shqiptarëve

Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka njoftuar përmes një postimin në Facebook, se nga dita e djeshme kanë nisur punët për realizimin e nismës shkencore për hartimin dhe botimin e veprës, “Historia e shqiptarëve”.

Drejtuesit e projekti “Histori e shqiptarëve”, sipas njoftimit janë, Pëllumb Xhufi dhe Neritan Ceka.

Projekti do të finalizohet në vitin 2023.

“’Historia e shqiptarëve’ do të realizohet duke shfrytëzuar një numër të madh autorësh dhe burimesh të rralla, si dhe vëllimet arkivore, ku do të ketë vlerësime, analiza, konfortime burimesh dhe autorësh për çështje me interes të veçantë apo të debatueshme historiko- shkencore. Në tekstin ‘Historia e shqiptarëve’ do të përfshihen veç historisë së mesjetës edhe prurjet në lëmin e arkeologjisë, studimet dhe vepra të autorëve të shquar të antikitetit si Hasan Ceka, Skënder Anamali, e të të tjerë”, thuhet ndër të tjerash në njoftimin e AShSh-së.

Po sipas njoftimit, për hartimin e librit “Historia e shqiptarëve” do të angazhohen edhe historianë nga Kosova.

Vepra pritet të ketë 1500-2000 faqe, tre vëllime dhe me një shtrirje kohore të lëndës që nga antikiteti deri në kohët moderne.