Burimi i Fotos - FCB - Adriana Matoshi

Adriana Matoshi fiton çmim në festivalin 'SEE a Paris'

Aktorja Adriana Matoshi ka fituar çmimin ‘Aktorja më e mirë’ në Festivalin kinematografik francez të Europës Jug-Lindore, “SEE a Paris”.

Këtë çmim Matoshi e mori për rolin e saj në filmin “Nëntori i ftohtë” (2018).

Përveç këtij çmimi, Juria e këtij festivali për filmin “Nëntori i ftohtë” ka ndarë edhe çmimin ‘Salon du livre des Balknas’.

Edicioni i 10-të i Festivalit “South East European Film Festival” (SEE a Paris) është mbajtur online nga 2 deri më 7 qershor 2020 në Paris.

Filmi ‘Nëntori i ftohtë” me regji të Ismet Sijarina, rrëfen ngjarje që zhvillohet në fillim të viteve 90-të, në kohën e Qeverisë Jugosllave e cila e anuloi autonominë e Kosovës, shpërndau parlamentin dhe mbylli Televizionin Publik të Kosovës.

“Nëntori i Ftohtë”, është produksion i shtëpive filmike “Thumbs Up” dhe “Buka” në bashkëprodhim me Albasky Film, Audiohaus dhe Ikonë. Filmi është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Qendra Kombëtare Kinematografike e Shqipërisë.

Në rolet kryesor paraqiten: Kushtrim Hoxha, Fatmir Spahiu Bufi l, Adriana Matoshi, Emir Hadzihafizbegoviq, Gordana Boban, May-Linda Kosumovic dhe Lum Veseli.

Adriana Matoshi