Foto: Facebook

Adrian Morina emërohet UD i udhëheqësit artistik në Teatrin Kombëtar

Aktori Adrian Morina është emëruar ushtrues i detyrës së udhëheqësit artistik të Teatrit Kombëtar të Kosovës, deri në zgjedhjen e udhëheqësit të ri.

Vendimi për emërimin e Morinës  është marrë sot nga Këshilli Drejtues i TKK.

Emërimi i Morinës vjen pas dorëheqjes së Fatos Berishës, i cili në qershor të këtij viti ishte emëruar udhëheqës artistik i TKK-së në bazë të një konkursit të shpallur në maj të po këtij viti nga Ministria e Kulturës.

Lajmi për emërimin e Morinës  është konfirmuar nga kryetari i Këshillit Drejtuas, Fisnik Ademi.

“Vendimi për Morinën është marrë në mbledhjen e mbajtur sot (17 tetor 2019) nga këshilli me shumicë vota. Kishim dy propozime dhe me shumicë votash KD vendosi që Morina të emërohet u.d.u artistik të TKK-së, deri në zgjedhjen e udhëheqësit të ri artistik të këtij teatri”,  ka thënë Ademi.

Adrian Morina është pjesë e ansamblit rezident të aktorëve të Teatrin Kombëtar.