Adem Mikullovci për Leze Qenën: U mbyll teatri ynë, Leze

Aktori Adem Mikollovci e ka kujtuar aktoren Leze Qenan përmes një postimin në Facebook.

Mikullovci ka shkruar se me vdekjen e Leze Qenës është mbyllur një teatri, ndërsa ka potencuar se ai dhe Leze Qena janë mohikanët e fundit të gjeneratës së artë të aktorëve kosovarë.

“ELIZABETE- Më shkove edhe ti..! A të kujtohet Leze kur ndejtëm bashkë herën e fundit qesheshim me fatin që ne të dy mbetëm Mohikanët e fundit dhe pyeteshim se a thua cili nga ne do të shkon i pari te Xhevati: Unë thash:”Leze unë do të shkoj para teje”…Ti ma kape veshin dhe më bërtite: “Përkundrazi unë shkoj para teje, mua më ka grua e ty vetëm shok”.. Dhe ja! Ashtu edhe ndodhi Elizabett..Mua më lat të fundit dhe unë s’kam qare pa ardhë te ju. Po e lëshoj perden, dhe po i fiku dritat….Teatri i jonë Leze-u mbyll”, ka shkruar aktori Mukullovci.

Aktorja Leze Qena ka vdekur dje në QKUK në Prishtinë derisa ishte në mjekim intensiv. Varrimi i saj bëhet sot në ora 17 në varrezat e qytetit nëPrishtinës.