554 vjet nga vdekja e Skënderbeut
Kanë kaluar 554 vjet nga vdekja e heroit kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastrioti- Skënderbeu.
Skënderbeu udhëhoqi për 25 vjet rezistencën e shqiptarëve kundër Perandorisë Osmane.
Ishte djali i vogël i Gjon Kastrioti, princit të Principatës së Kastriotëve.
Pasi u mor peng nga osmanët, u edukua dhe shkollua në Pallatin e Sulltani, Skënderbeu u emërua në pozita në larta në ushtrinë osmane.
Në nëntor të vitit 1443, ai së bashku me një grup kalorësish besnikë braktisi betejën e Nishin, u kthye në Krujë duke arritur ta marrë kështjellën.
Sipas Marin Barletit, Skënderbeu mori Krujën më 28 nëntor 1443 dhe në muret e kështjellës ngriti flamurin që edhe sot është flamuri zyrtar kombëtar i shqiptarëve dhe i shtetit shqiptar.
Më 2 mars 1444 me inicimi e tij, në Lezhë u themelua Lidhja e princave shqiptarë (Lidhja e Lezhës).
Në krye me Skënderbeun forcat e Lidhjes brenda pak muajve arritën të çlironin një pjesë të mirë të territoreve shqiptare të pushtuara nga osmanët.
Ushtria e Lidhjes së Lezhës arriti t’i fitojë dhjetëra beteja kundër ushtrive osmane.
E kohës së Skënderbeut është edhe dëshmia e parë e shkrimit shqip, “Formula e pagëzimi” e vitit 1462.
Skënderbeu vdiq më 17 janar 1468 në Lezhë. U varros në Katedralen e Shën Kollit në Lezhë, në vend ku edhe u mbajt Lidhja e Lezhës.