4 filmat nga Besim Ugzmajli edhe në Gjilan

 

Filmat e metrazhit të shkurtër me regji të Besim Ugzmajlit do të transmetohen me 24 shkurt në Teatrin e Gjilanit njofton Erson Zymberi, drejtor i përgjithshëm i këtij teatri.

“Erë”, “The Eaters”, “Ruga”, “Më Fal”, janë filmat që me javë po transmetohen në kinematë dhe teatrot e Kosovës. Ata janë shfaqur në qindra festivale të filmit në botë, duke u shpërblyer me dhjetëra çmime ndërkombëtare, si në Evropë ashtu edhe në SHBA.

“Më fal” ka  qenë pjesë e festivaleve Oscar Qualifying dhe në Akademinë Spanjolle të filmit, dhe  është nominuar më shumë se në 10 çmime. Është fitues i çmimit për kinematografi në ‘West Nordiç Film Festival’, në Norvegji, dhe si filmi më i mirë i huaj në ‘Route 66’ në SHBA.

Artistët nga bota e kinematografisë që luajtën në këta filma janë  Gresa Pallaska, Agron Shala, Sunaj Raca, Hafir Bislimi, Labinot Lajçi, Xhejlane Tërbunja, Mevlan Saraçi, Avni Abazi, Igballe Qena, Semira Latifi, Kushtrim Asllani, Sherif Bega, Milot Salihu, Orgesa Mehmeti, Ekrem Sopi, Adrian Obertinca, Orik Berani, Latif Hasolli, Memli Kelmendi, Adonis Krasniqi dhe Gëzim Rama

Filmat do transmetohen në gjuhën shqipe dhe me titra në gjuhën angleze.