380 mijë euro për Teatrin Kombëtar në 2020-tën, realizimi i shfaqjeve varet nga kriza me coronavirus

Teatri Kombëtar i Kosovës do të këtë një buxhet prej 380 mijë eurosh për vitin 2020.  Me këtë buxhet TKK-ja planifikon që të realizojë 6 premiera në skenën e madhe dhe 5 në të voglën.

Megjithatë për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e Coronavirusit, realizimi i këtij repertori do të varet tërësisht nga tejkalimi apo jo i rrezikut nga kjo pandemi.

Feim Maliqaj, ushtrues i detyrës së drejtorit të TKK-së, në një prononcim për KALLXO.com ka konfirmuar se për këtë vit TKK-së i janë ndarë 380 mijë euro.

“Ndërsa, ne ende nuk kemi një parashikim të institucioneve relevante të shëndetësisë se sa do zgjasë kjo gjendje, mirëpo, sidoqoftë edhe përkundër përkushtimit tonë dhe gatishmërise për të shtuar intenzitetin e punës kur ajo do të jetë e mundur. Personalisht mendoj se COVID-19 do të ketë ndikim të theksuar në reportorin e TKK-se”, ka thënë Maliqaj.

TKK-ja për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19 ka anuluar  provat dhe premirën e shfaqjes “Zgjimi i pranverës”,  premiera e parë për këtë viti e këtij teatri.