Pamje nga ekspozita ‘Qëndresa heroike e Jasharëve për liri’. Foto: KALLXO.com.

25-vjetori i Epopesë së UÇK-së, hapet ekspozita “Qëndresa heroike e Jasharëve për liri” në Muzeun Kombëtar (FOTO)

Fotografi e relikte të ndryshme të familjes Jashari nga Prekazi i Skenderajt janë ekspozuar sot në Muzeun Kombëtar të Kosovë në kuadër të ekspozitës tematike “Qëndresa heroike e Jasharëve për liri” të Sadik Krasniqit.

Ekspozita është pjesë e aktiviteteve që po mbahen për shënimin e 25- vjetorit të “Epopesë së UÇK-së”.

Gjësende të ndryshme të familjes Jashari të mbetura pas bombardimit të shtëpive nga forcat serbe, e gëzhoja të gjyleve të topave janë pjesë e kësaj ekspozita.

Aty është ekspozuar edhe motori personal i Adem Jasharit, fotografi të familjes e gjenealogjia e familjes Jashari.

Në hapje të ekspozitës mori pjesë edhe Bekim Jashari, pjesëtar i familjes dhe ish-kryetari i Skenderajt. Jashari tha gjatë fjalës së tij se ekspozita është një rast i mirë, sidomos për të rinjtë, për të kujtuar atë se çfarë ka përjetuar populli ynë për më se një shekull.

“Populli ynë ka vuajtur shumë, sidomos në Kosovës, shteti duhet të bëjë më shumë për të mbështetur nisma për mbledhjen e dëshmive, që fëmijët tanë, por edhe të huajt të mësojë se çfarë ka ndodhur për një shekull në Kosovën tonë” – tha ai.

Ndërsa, Sadik Krasniqi, autori i ekspozitës, “Qëndresa heroike e Jasharëve për liri” tha se rasti i familjes Jashari është unike në historinë botërore.

“Ekspozita përmban fotografi që flasin për dimensionet të ndryshme të familjes që nga gjenealogjia, aspekte nga etnokultura, pjesa e traditës, poër të vazhduar me aktivitetet e luftës, deri te faza e fundit,  për rrethimin e parë të dytë të tretin. Pra janë mbi 200 fotografi dhe diku mbi 70 eksponate të ndryshme të cilat e determinojnë Familjen Jashari”- tha Krasniqi.

Ekspozita “Qëndresa heroike e Jasharëve për liri” do të qëndrojë e  hapur për një muaj në MKK.

Mbi 50 anëtarë të familjes Jashari u vranë gjatë një lufte të armatosur në mes të kësaj familje edhe ushtrisë e policisë serbe më 5, 6 dhe 7 mars 1998 në Prekaz të Skenderajt.