18 vjeçarja Billie Eilish bën historinë në ‘Grammy’

Këngëtarja e re në moshë Billie Eilish, triumfoi mbrëmë në ceremoninë e Grammy Awards me pesë çmime nga gjashtë nominime. Eilish u bë këngëtarja e parë dhe personi i dytë për albumin e vitit, rekordin dhe këngën e vitit dhe artistin më të mirë të ri.

Këngëtarja Lizzo e nominuar për tetë çmime, arriti të fitoj tri prej tyre.

Të nominuarit për albumin e vitit ishin Bon Iver (“I, I”), Lana Del Rey (“Norman F***ing Rockwell”), Eilish (“When We All Fall Asleep Where Do We Go”), Ariana Grande (“Thank U, Next”), H.E.R. (“I Used to Know Her”), Lil Nas X (“7”), Lizzo (“Cuz I Love You”) and Vampire Weekend (“Father of the Bride”).

Billie Eilish me orgjinë amerikane është këngëtarja e hiteve “Lovely”, “Bad Guy”, “Everything I Wanted”.

E vlerësuar si “nata më e madhe e muzikës”, ceremonia cilësohet si “dita më e gjatë e muzikës” shkruan The Guardian.

Edicioni i 62-të  i Grammy Awards u mbajt në Los Angeles.

Ceremonia e vitit të kaluar pati qëllim rezistencën dhe thirrjen për fuqizimin e grave. Ndërsa, gjatë kësaj nate u shprehen ngushëllime për vdekjen e basketbollistit Cobe Bryant dhe shtatë personave tjerë që vdiqën mbrëmë nga një përplasje me helikopter.