121 vjet nga themelimi i Lidhjes së Pejës

Lidhja Shqiptare e Pejës e cila doli nga Kuvendi Kombëtar i Pejës, i cili i zhvilloi punimet nga 23 deri 29 janar 1899.

Muzeu Kombëtar Historik në Tiranë ka kujtuar përmes një postimin në Facebook, se në këtë kuvend morën pjesë mbi 450 vetë, të ardhur nga vise të ndryshme të Shqipërisë, kryesisht nga qendrat e Vilajetit të Kosovës.

Në krye të Lidhja Shqiptare e Pejës, e cila njihet edhe si Lidhja “Besa- Besë”  e Pejës, ishte Haxhi Zeka.

Kuvendi i kësaj lidhje miratoi rezolutën prej 11 pikash dhe “Aktin e Besës” prej 12 pikash, që u shpallën më 29 janar 1899.

Po atë ditë, sipas postimit të Muzeut Historik, u shpall thirrja “Rruga e shpëtimit është në Besa-Besën”, botuar në Bukuresht nga një grup atdhetarësh, që u përgjigjej synimeve të Lidhjes së Pejës.

Lidhja shtriu autoritetin e vet në gjithë Vilajetin e Kosovës dhe më pas në atë të Shkodrës, të Manastirit e të Janinës.

Në vjeshtën e vitit 1899 raportet më Portën e Lartë u acaruan dhe filluan edhe betejat ushtarake në mes të ushtrisë së lidhjes dhe atyre osmane.

Haxhi Zeka