12 vjet nga vdekja e Faruk Begollit

Sot mbushen 12 vjet nga vdekja e Faruk Begollit, një prej aktorëve më në zë në historinë e filmit dhe teatrit të Kosovës.

Për të shënuar këtë ditë, Qendra Kinematografike dhe Kosovafilmi në bashkëpunim me Drejtorinë e Kulturës të Komunës së Prishtinës, mbajnë Ditët e filmit në kujtim të Begolli.

Ditët e Filmin në kujtim të Begolli, nisin sot më 23 gusht dhe mbyllen të dielën më 25 gusht, me ç’rast në Kinemanë Cineplexx Kosova do të shfaqen 3 filma të prodhimin kosovar ku ka luajtur aktori Faruk Begolli.

Sot në mbrëmje në Cineplexx Kosova në ora 20:00 në kuadër të këtyre ditëve shfaqet “Era dhe Lisi” realizuar në 1979.

Nesër e shtunë në Cineplexx Kosova në ora 20:00 shfaqet “Kur Pranvera Vonohet” realizuar më 1980.

Kurse të dielën po në Cineplexx Kosovanga ora 20:00 shfaqet “Proka” realizuar më 1984.

Faruk Begolli është një ndër figurat më të rëndësishme të Teatrit dhe Kinematografisë kosovare dhe njëri ndër aktorët më të famshëm shqiptarë nga Kosova në ish-Jugosllavi.

Begolli ka studiuar në Akademinë e Filmit dhe Teatrit në Beograd ku ka diplomuar në vitin 1966.Është bashkëthemelues i degës së Aktrimi të Fakultetit të Arteve të Universitetit të Prishtinës. Faruk Begolli ka luajtur në më shumë se 60 filma.

Begolli ishte edhe njëri ndër themeluesit e  Teatrin “Dodona” në Prishtinë.