Kukaj: Në NPB qëndrojnë persona të cilëve u ka skaduar mandati

Mëngjesin e sotëm Ushtruesi i Detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv të Ndërmarrjes Publike Banesore është penguar për të hyrë në këtë objekt.

Në një konferencë për media të thirrur nga Drejtori i Pronës në Komunën e Prishtinës, Dren Kukaj u përmendën arsyet pse Hajdar Hoxha është emëruar Ushtrues Detyre i Kryeshefit Ekzekutiv.

“Hoxha është zgjedhur Ushtrues Detyre i Kryeshefit Ekzekutiv pas opinionit ligjor të lëshuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik  në të cilin thuhet se kompetencat e Bordit të Drejtorëve i njihen komisionit komunal të aksionarëve dhe  në saje të atij vendimi ne e kemi gjetur bazën juridike në bazë të së cilit marrim vendim që Hajdar Hoxhën ta emërojmë  si Ushtrues Detyre të kësaj ndërmarrje, ndërsa arsyja e dytë lidhet me vet profilin e tij” u shpreh Kukaj.

Ai shtoi se në Ndërmarrjen Publike Banesore një grup njerëzish, përkatësisht ish-kryeshefit ekzekutiv të NPB-së, Nexhat Kryeziu dhe ish- anëtari i bordit të drejtorëve,  Liridon Latifi  janë duke qëndruar aty jashtëligjshëm pasi që ju ka skaduar mandati.

“Bordit të Drejtorëve ju ka skaduar mandati në janar të këtij viti, Kryeshefit Ekzekutiv i ka skaduar mandati në fund të muajit mars, pra i kemi dy organe të cilët jashtëligjshëm qëndrojnë në ndërmarrje dhe nuk po lejojnë fuksionimin normal të saj”, u shpreh Kukaj.

Ai tha se për të trajtuar këtë çështje ka inicuar një ftesë për një mbledhje të komisionit komunal të aksionarëve, ku do të jenë të ftuar edhe Egzon Azemi dhe Qëndrim Sahiti.

“Sot e kam bërë kërkesën edhe në Ministrinë e Zhvillim  Ekonomik, në të cilën trajtohen dy çështje për të shikuar nëse është fuqi plotë vendimi i 30 prillit dhe a është e drejtë persona që ju ka skaduar mandati të qëndrojnë aty”, u shpreh Kukaj.

Ndërsa Ushtruesi Detyrës i Kryeshefit Ekzekutiv në NPB, Hajdar Hoxha tha se edhe pse është emëruar nga 30 prilli si Ushtrues Detyre nuk i është lejuar që të ketë qasje në NPB.

“Unë jam emëruar që nga 30 prilli dhe kam pritur deri më tani që të më lejohet qasja në NPB  që të ushtroj funksionin tim si Ushtrues i Detyrës por edhe sot nuk më është lejuar qasja në ndërmarrje”, u shpreh Hoxha.

Ai poashtu ka treguar se të gjitha xhirollogaritë në Ndërmarrjen Publike Banesore janë të bllokuara.

“Momentalisht llogaritë janë të bllokuara, në momentin që më lejohet qasja do ti procesoj pagat e puntorëve”, u shpreh Hoxha.

Ai në këtë konferencë për media është pyetur nëse është antarë në Partinë Social Demokrate, por Hoxha nuk e ka pranuar këtë duke thënë se është vetëm Auditor i çertifikuar nga një shoqatë e licensuar e kontabilistëve mbi bazën e së cilës është zgjedhur ushtrues detyre i Kryeshefit Ekzekutiv në NPB nga aksionarët.

KALLXO.com ka shkruar sot për konferencën e mbajtur nga aksionari i NPB-së Egzon Azemi i cili ka thënë se NPB po tenton të kapet nga miqtë e Shpend Ahmetit.

https://kallxo.com/video-npb-fushebeteja-e-re-komunale-psd-vv/