Policia e trafikut. Foto: Kallxo.com

Kthimi nga kufiri për gjobat në trafik shkakton pakënaqësi te qytetarët

Qytetarët po shprehin pakënaqësi për trajtimin e tyre në pikat kufitare për shkak të gjobave në trafik.

Ankohen se me gjithë pagesën e gjobave po kthehen nga Policia, për shkak të mosbashkëpunimit të duhur të Policisë, gjykatave dhe bankave.

Ka raste kur lëndën kanë përfunduar prej tre deri në dhjetë vjet e Policia nuk i futë në sistemin e evidencave dhe shoferët kthehen prapa për të verifikuar nëpër gjykata e duke pritur gjatë nëpër sportele.

“Për një dënim 35 euro, të cilin e kam paguar atë ditë, kam shkuar për Shkup, në kufi më kanë kthyer sepse nuk e kanë hequr dënimin. Me të kthy edhe pse e ke pagu kjo nuk është në rregull nga ana e Policisë“, thotë një qytetar.

“Nëse qytetari nuk e ka pagu le të shkon Policia në shtëpi e jo të kthejë nga kufiri me familje. Askund në botë nuk ka kështu, veç te ne”, thotë një tjetër.

Në gjykatë thonë se për çdo rast së pari lëshohet vendimi e pastaj i dërgohet çdo stacioni policor.

Por si duket ose nuk kanë staf të mjaftueshëm ose është neglizhencë e zyrtarëve policorë.

Në shumë raste del që gjobat janë të paguara por se nuk ka korrespondencë mes Policisë dhe gjykatave. /21Media