array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=6"
  }
}

Zenun Elezaj, AAK, Klinë. Foto: Kallxo.com

Zvarritet ndërtimi i stacionit të autobusëve në Klinë

Deklarata

Zenun Elezaj: Vendimi im i parë në krye të komunës do të jetë ai për inicimin e procedurave për ndërtimin e stacionit të autobusëve.

 

Zenun Elezaj

Vlerësimi

Qëndrim i ndërruar

Kryetari i komunës së Klinës e ka ndryshuar qëndrimin sa i përket ndërtimit të Stacionit të Autobusëve. Ai kishte kërkuar 2 vjet kohë për ndërtimin e Stacionit të Autobusëve, mirëpo tash po thotë se këtë projekt do të përfundojë në vitin e parafundit të qeverisjes së tij (2020).

Artikulli

Kryetari i Klinës, Zenun Elezaj në Debat Pernime kishte thënë se vendimi i tij i parë nëse zgjidhet kryetar do të jetë për ndërtimin e stacionit të autobusëve.

“Vendimi im i parë në krye të komunës do të jetë ai për inicimin e procedurave për ndërtimin e stacionit të autobusëve”, ka thënë Elezaj nga AAK.

Elezaj gjatë zgjedhjeve komunale ka premtuar që në vitin e dytë të mandatit do të ndërtohet stacioni i autobusëve.

“Për stacionin e autobusit, unë ne vitin e parë do të shoh planin rregullativ a ka probleme, dhe ne vitin e dytë do të ndërtohet stacioni i autobusit”

Mirëpo, për KALLXO.com, kryetari i Klinës ka thënë se ky projekt do të shtyhet deri në vitin e tretë të mandatit.

“Për arsye të dilemave të qytetareve për lokacionin e stacionit te autobusëve, e te cilin shqetësim mendojmë ta shtjellojmë me projektin e Hartave Zonale, ndërtimin e Stacionit te Autobusëve do te bëjmë gjate vitit 2020”, tha Elezaj.

Shkruar nga Xheneta Murtezaj