Arsim Bajrami
Zmbrapsja e Arsimit
Deklarata
Bajrami (5.12.2016): “Jam i sigurt se vlerësimi PISA 2018 do ta rangojë Kosovën jo vetëm në nivelin e njëjtë me rajonin por edhe në nivel të Bashkimit Europian”, tha Bajrami përKALLXO.com.
Bajrami (27.12.2016): “Ne kemi vendosur një sistem i cili jep shpresa që do të kemi një stabilizim të përgjithshëm të arsimit, ndalje të degradimit të mëtejshëm të sistemit arsimor dhe një proces gradual të ngritjes së cilësisë. Në testin e ardhëm PISA nuk premtoj mrekulli, por premtoj ngritje. Synimi im është që të mbërrijmë në 400 pikë për PISA 2018”, tha Bajrami.
Vlerësimi
Qëndrim i ndërruar
Ministri Bajrami në ndërkohë pak para daljes së këtyre rezultateve kishte deklaruar se në testimin e ardhshëm që do të mbahet në vitin 2018 Kosova do të rangohet në nivel të vendeve më të zhvilluara evropiane.
Nëse marrim nivelin e një shteti ballkanik që është edhe pjesë e Bashkimi Europian- Slloveninë si shembull krahasues, ky shtet ka arritshmërinë mbi mesataren e OECD-së, përkatësisht mbi 500.
Dhe nga kjo i bie që Kosova duhet të arrijë së paku këtë rezultat në rezultatet e vitit 2018.
Megjithatë, vetëm tre javë më pas, në konferencën përmbyllëse për vitin 2016 të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ministri Bajrami deklaroi se pritjet e tij për rezultatet 2018 janë deri në 400 pikë, pra një nivel më pak nga çka e kishte premtuar më herët.
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ka ndërruar qëndrim sa i përket testit të PISA-s, duke e zbutur zotimin që e kishte dhënë vetëm para disa javëve.
Tha se nuk pret ‘mrekulli’ as në rezultatet e ardhshme të PISA-s, pasi është proces gradual i ngritjes së cilësisë.
Artikulli
Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami e ka ndërruar qëndrimin e tij sa i përket së ardhmes së arsimit në Kosovë. Para publikimit të rezultateve të PISA-s, Bajrami ishte deklaruar optimist se Kosova mund të arrijë nivelin e vendeve të BE-së në vitin 2018, tash ai nuk pret se Kosova do të bëjë mrekulli në testin e ardhshëm të PISA-së. Ky ndërrim i deklaratës për më pak se tre javë ka marrë vlerësimin e kryporës së mbrapshtë, që do të thotë qëndrim i ndërruar.
Programi Ndërkombëtar për Vlerësimin e Nxënësve PISA në vitin 2015 kishte realizuar një test për nxënësit 15 vjeçarë të Kosovës ku testohen njohuritë e tyre në fushat e shkencës, leximit dhe matematikës.
Vlerësimi PISA rangon njohuritë e nxënësve në gjashtë nivele dhe pikëzim nga 300 pikë që është më i ulëti deri në 600, ku 500 konsiderohet të jetë mesatarja e vendeve anëtare të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe zhvillim (OECD), në kuadër të së cilës është programi PISA.
Rezultatet e këtij testi që dolën më 6 dhjetor të këtij viti, e ranguan Kosovën në tre vendet e fundit në listën prej 72 vendeve pjesëmarrëse në këtë test.
Megjithëse rezultati i testit PISA botërisht reflekton funksionimin e sistemit arsimor, sipas Ministrit Bajrami ky test nuk reflekton punën e tij meqenëse ishte realizuar në fillim të mandatit të tij.
Ministri Bajrami në ndërkohë pak para daljes së këtyre rezultateve kishte deklaruar se në testimin e ardhshëm që do të mbahet në vitin 2018 Kosova do të rangohet në nivel të vendeve më të zhvilluara evropiane.
“Jam i sigurt se vlerësimi PISA 2018 do ta rangojë Kosovën jo vetëm në nivelin e njëjtë me rajonin, por edhe në nivel të Bashkimit Europian”, tha Bajrami për KALLXO më 5 dhjetor 2016.
Nëse marrim nivelin e një shteti ballkanik që është edhe pjesë e Bashkimi Europian- Slloveninë si shembull krahasues, ky shtet ka arritshmërinë mbi mesataren e OECD-së, përkatësisht mbi 500.
Dhe nga kjo i bie që Kosova duhet të arrijë së paku këtë rezultat në rezultatet e vitit 2018.
Megjithatë, vetëm tre javë më pas, në konferencën përmbyllëse për vitin 2016 të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ministri Bajrami deklaroi se pritjet e tij për rezultatet 2018 janë deri në 400 pikë, pra një nivel më pak nga çka e kishte premtuar më herët.
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ka ndërruar qëndrim sa i përket testit të PISA-s, duke e zbutur zotimin që e kishte dhënë vetëm para disa javëve.
Tha se nuk pret ‘mrekulli’ as në rezultatet e ardhshme të PISA-s, pasi është proces gradual i ngritjes së cilësisë.
“Ne kemi vendosur një sistem i cili jep shpresa që do të kemi një stabilizim të përgjithshëm të arsimit, ndalje të degradimit të mëtejshëm të sistemit arsimor dhe një proces gradual të ngritjes së cilësisë. Në testin e ardhëm PISA nuk premtoj mrekulli, por premtoj ngritje. Synimi im është që të mbërrijmë në 400 pikë për PISA 2018”, tha Bajrami.