array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=1"
  }
}

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti | Foto: Atdhe Mulla

 Zbatim i dobët i rekomandimeve të Auditorit të Brendshëm në Viti

Deklarata

Ligji: Komiteti i Auditimit përbëhet nga tre (3) ose pesë (5) anëtarë, ku dy të tretat (2/3) janë të jashtëm nga fusha përkatëse e auditimit, ndërsa pjesa tjetër nga stafi i brendshëm i subjektit të sektorit publik.

 

Ligji

Vlerësimi

E vërtetë

Komuna e Vitisë e ka zbatuar obligimin ligjor për funksionalizimin e Komitetit të Auditimit. Por, kjo komunë ndër vite ka bërë pak për zbatimin e rekomandimeve të dhëna nga Auditori i Brendshëm. Zbatimi i rekomandimeve të autorit të brendshëm përveç që garanton një qeverisje më të mirë, bënë që edhe gjetjet dhe rekomandimet e Auditorit të Jashtëm të jenë më të vogla.

Artikulli

Komuna e Vitisë është njëra ndër komunat të cilat e kanë funksional Komitetin e Auditimit. Komiteti i fundit i Auditimit është formuar më 28 prill 2017. Pjesë e këtij Komiteti janë emëruar: Arbnor Zuka – kryetar, Besnik Imeri – anëtar dhe Avdirrahman Halili – anëtar.

Po atë ditë, Milot Lala kishte dhënë dorëheqje nga Komiteti i Auditimit për shkak se ishte emëruar drejtor i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Komunën e Vitisë.

“Ju njoftojmë se Komiteti i Auditimit ka përfunduar me 28.04.2017 dhe me nr të protokollit: 02-013/478 me dorëheqjen e kryetarit të komisionit të auditimit sepse kryetari i Komitetit të Auditimit, Milot Lala është emëruar drejtor në DKRS, në komunën e Vitisë”, thuhet në përgjigjen e kryetarit të Komiteti të Auditimit, Arbnor Zuka për Kallxo.com.

Më 21 dhjetor 2018, Riad Sadiku ishte emëruar anëtar i Komitetit të Auditimit pasi Avdirrahman Halilit i kishte përfunduar mandati. Halili kishte qenë pjesë e këtij Komiteti për dy mandate me radhë.

Kryetari i Komiteti të Auditimit, Arbnor Zuka ka thënë për Kallxo.com se ashtu siç parashihet me Udhëzimin Administrativ për Themelimin dhe Funksionimin e Komitetit të Auditimit, kryetari i KA-së për vitin 2018 ka organizuar katër takime të rregullta.

“Komiteti i Auditimit në takimet e rregullta që mban me Njësinë e Auditimit të Brendshëm të Komunës së Vitisë (NjAB) diskuton lidhur me zbatimet e rekomandimeve që janë dhënë nga NjAB”, ka treguar Zuka.

Komiteti i kaluar i Auditimit në Komunën e Vitisë ishte formuar më 3 qershor 2015. Ky Komitet ishte i përbërë nga, Milot Lala – kryetar, Arbnor Zuka – anëtar  dhe Avdirrahman Halili – anëtar.

Në raportet e auditimit të realizuar nga Zyra Kombëtare e Auditimit thuhet se Komuna e Vitisë gjatë vitit 2016 dhe 2017 ka pasur zbatim të ulët të rekomandimeve të Auditorit të Brendshëm.

Nga gjithsej 25 rekomandime të dhëna në vitin 2017, vetëm pesë ishin zbatuar plotësisht, nëntë ishin në proces të zbatimit ndërsa 11 të pazbatuara. Rekomandimet e dhëna kryesisht mbulonin vitin paraprak, e deri në tre-mujorin e dytë të vitit aktual, thuhet në raport.

“Këto rezultate tregojnë një mungesë të vullnetit të menaxhmentit për marrjen e përfitimeve nga auditimi i brendshëm dhe sigurisë mbi funksionimin e kontrolleve të brendshme”, theksohet në raportin e auditimit për vitin 2017.

Në këtë raport gjithashtu thuhet se Komiteti i Auditimit gjatë vitit 2017 nuk kishte arritur të jetë mjaft efektiv, duke mbajtur vetëm tri takime, nga minimum katër sa kërkohen sipas statutit të këtij komiteti, si dhe Udhëzimit Administrativ.

Sipas ZKA-së, kjo është pasqyruar edhe tek niveli i ulët i zbatimit të rekomandimeve të Auditorit të Brendshëm.

“Kryetari të siguroj se, fushëveprimi i NjAB-së, të mbulojë sa më shumë periudhën aktuale duke ndihmuar aktivitetet operative në vazhdim. Njëkohësisht, të sigurohet një fokus më i lartë i menaxhmentit në adresimin e rekomandimeve dhe një punë më aktive e KA-së drejt përmbushjes së këtij qëllimi”, thuhet në rekomandimin e ZKA-së për kryetarin e Vitisë.

Tashmë i ka ardhur gati radha për realizimin e raporteve të auditimit për vitin 2018, Arbnor Zuka, kryetar i Komitetit të Auditimit në Komunën e Vitisë ka thënë se nga 25 rekomandime të dhëna nga ZKA, Komuna e Vitisë ka arritur t’i zbatoj 8, t’i zbatoj pjesërisht 10 dhe nuk i ka zbatuar 7 prej tyre.

Ngecje në zbatimin e rekomandimeve të Auditorit të Brendshëm në 2016

Sipas raportit të auditimit, rekomandimet e dhëna nga NjAB për vitin 2016 kishin ngecje në zbatim. Vetëm një numër i tyre ishte zbatuar plotësisht apo shprehur në përqindje 25%.

“Ky rezultat tregon se menaxhmenti nuk ka ndërmarrë veprime të mjaftueshme në njohjen dhe maksimizimin e përfitimit të shërbimeve nga auditimi i brendshëm për të siguruar një funksionim më efektiv të kontrolleve të brendshme”, theksohej në raportin e vitit 2016.

Sipas ZKA-së, niveli i ulët i zbatimit të rekomandimeve të Auditorit të Brendshëm, do të ketë ndikim negativ në funksionimin efektiv të kontrolleve të brendshme si dhe rrit rrezikun që gabimet dhe mangësitë e njëjta të përsëriten në vazhdimësi.

“Për të arritur përfitimin maksimal nga aktiviteti i auditimit të brendshëm, Kryetari duhet të rishikojë veprimet e ndërmarra nga menaxhmenti në lidhje me rekomandimet e auditimit të brendshëm, dhe të kërkoj nga të gjithë sektorët përkatës që maksimalisht t’i zbatojnë rekomandimet e dhëna”, thuhet në rekomandimin e ZKA-së për vitin 2016.

Obligimi ligjor

Komiteti i Auditimit duhet t’i rishikoj rezultatet e auditimit të brendshëm dhe veprimet e ndërmarra nga menaxhmenti në lidhje me rekomandimet e auditimit të brendshëm.

Neni 20 i Ligjit për për kontrollin e brendshëm të financave publike thotë se Komiteti i Auditimit është organ i pavarur këshillëdhënës për udhëheqësin e subjektit të sektorit publik, dhe mbështetës për auditorët e brendshëm.

Të gjitha institucionet publike janë të obliguara që të themelojnë Komitetin e Auditimit në bazë të kritereve të vendosura nga Ministri i Financave.

“Komiteti i Auditimit përbëhet nga tre (3) ose pesë (5) anëtarë, ku dy të tretat (2/3) janë të jashtëm nga fusha përkatëse e auditimit, ndërsa pjesa tjetër nga stafi i brendshëm i subjektit të sektorit publik”, thuhet në nenin 20.

Ndërsa, neni pasues flet për pavarësinë funksionale të njësisë së auditimit të brendshëm.

“Njësia e auditimit të brendshëm ushtron funksionin e saj në mënyrë të pavarur dhe i raporton drejtpërdrejt vetëm udhëheqësit të subjektit të sektorit publik dhe e njofton Komitetin e Auditimit. Në raport me strukturat tjera organizative në subjektin e sektorit publik, njësia për auditimin e brendshëm ka pavarësinë funksionale në planifikimin e punës së auditimit, në kryerjen e auditimit dhe në raportim”, thuhet në pikën 1 dhe 2 të nenit 21 të Ligjit për kontrollin e brendshëm të financave publike.