array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=1"
  }
}

Xhafer Tahirii. Foto: Kallxo.com

Xhafer Tahiri e mban fjalën

Deklarata

Xhafer Tahiri: Komiteti i Auditimit do të funksionalizohet në bazë të ligjit për auditimin e brendshëm

 

Xhafer Tahiri

Vlerësimi

E vërtetë

Xhafer Tahiri e ka mbajtur fjalën për funksionalizimin e Komitetit të Auditimit. Gjatë vitit të kaluar, Komiteti i Auditimit i Komunës së Vushtrrisë ka mbajtur 5 takime, ashtu sic parashihet në ligj. E për zbatimin të rekomandimeve të auditorit të brendshëm,

Artikulli

Komiteti i Auditimit në Komunën e Vushtrrisë nuk ka qenë funksional gjatë vitit 2017. I njëjti ishte funksionalizuar në fillim të vitit 2018, vetëm dy muaj pasi postin e kryetarit e kishte marrë Xhafer Tahiri.

“Komiteti i Auditimit  të Komunës sonë është funksional dhe i kompletuar, vendimi i fundit për caktimin e anëtarëve të KA është me datë 26 shkurt 2018”, thuhet në përgjigjen e Komunës.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, gjatë kohës së zgjedhjeve në emisionin “Debat Pernime”, kishte thënë se Komiteti i Auditimit do të funksionalizohet në bazë të ligjit.

“Komiteti i Auditimit do të funksionalizohet në bazë të ligjit për auditimin e brendshëm dhe ky komitet do të më shërbej dhe do të më këshilloj për menaxhimin e brendshëm në Komunës”, ishte shprehur Tahiri [shih KËTU përgjigjen e plotë].

Në bazë të ligjit, Komiteti i Auditimit duhet të përbëhet nga tre ose pesë anëtarë dhe i njëjti duhet të mbaj të paktën katër takime brenda vitit.

Në përgjigjen e Komunës së Vushtrrisë, për KALLXO.com, thuhet se Komiteti i Auditimit përmbahet nga tre anëtar.

“Komiteti i Auditimit përbehet prej 3 anëtarëve të certifikuar nga USAID –i të caktuar nga Udhëheqësi i Subjektit të Sektorit Publik. Kryesuesi i Komitetit të Auditimit vjen nga Shoqëria Civile ekspert nga fusha e bankave dhe Financa , derisa 2 anëtaret tjerë janë anëtar që i takojnë Subjektit të Sektorit Publik nga fusha e ekonomisë”, thuhet në përgjigje.

Komuna e Vushtrrisë në përgjigjen e saj, ka thënë se Komiteti i Auditimit ka mbajtur 5 takime për të cilat është njoftuar ZKA,  Njësia Qendrore Harmonizuese për Auditim të Brendshëm dhe Zyra Kombëtare e Auditimit përmes raporteve tremujore dhe vjetore.

Në Raportin e Auditorit për Komunën e Vushtrrisë për vitin e përfunduar me 31 dhjetor 2017, Komitetit paraprak të Auditimit, në prill të vitit 2017 i kishte skaduar mandate, i cili kishte mbajtur vetëm një takim. Në të njëjtin raport thuhet se komiteti i ri ishte formuar në qershor të vitit 2017, por deri në fund të vitit nuk kishte mbajtur asnjë mbledhje.

Sipas raportit, një nga shkaqet e mos mbajtjes së takimeve ishte situata politike me rastin e zgjedhjeve lokale pasi që një nga anëtarët e Komitetit të Auditimit ishte kandidat për kryetar të komunës.

Në raport thuhet se mos funksionimi i Komitetit të Auditimit shkakton mungesën e sigurisë dhe këshillave që i ofrohen menaxhmentit në lidhje me rreziqet, sistemet e kontrollit të brendshëm dhe auditimit. Në veçanti kjo mund të rezultojë me mangësi në realizimin e planeve të NJAB-së dhe zvogëlon sigurinë se rekomandimet e auditimit janë pranuar dhe zbatuar.

“Kryetari në bashkëpunim me kryesuesin e Komitetit të Auditimit,  duhet të analizojnë situatën aktuale dhe të sigurojë funksionimin normal të aktiviteteve të komitetit komfor kërkesave ligjore me qëllim të arritjes së objektivave të themelimit të Komitetit të Auditimit.”, thuhet në rekomandimet e raportit të vitit 2017.

Komuna e Vushtrrisë ka thënë për KALLXO.com se rekomandimet e Raportit të Auditorit janë marrë parasysh dhe janë duke u zbatuar. Kjo përgjigje do të verifikohet kur të publikohet raporti i Auditimit për këtë komunë për vitin e përfunduar me 31 dhjetor 2018.