array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=7"
  }
}

Vushtrria në pritje të dy shesheve të reja

Deklarata

Xhafer Tahiri: Në identitet për Vushtrrinë si qyteti më i vjetër ne kemi paraparë sheshin “Ahmet Krasniqi”.

 

Xhafer Tahiri

Vlerësimi

Hetimet vazhdojnë

Xhafer Tahiri, kryetari i komunës së Vushtrrisë, ka premtuar se do t’i ndërtojnë dy sheshe. Njëri ka filluar të ndërtohet, ndërsa për sheshin e dytë për vitin e ardhshëm janë planifikuar vetëm 40 mijë euro në buxhet. Krypometri do të vazhdojë të monitorojë këto dy projekte të kryetari të Komunës së Vushtrrisë.

Artikulli

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri gjatë zgjedhjeve komunale në ‘Debat Pernime’, kur kishte prezantuar programin e tij, kishte përmendur ndërtimin e sheshit “Ahmet Krasniqi” në Vushtrri.

“Në identitet për Vushtrrinë si qyteti më i vjetër, ne kemi paraparë ndërtimin e sheshit “Ahmet Krasniqi”, kishte thënë Tahiri në Debat Pernime.

KALLXO.com ka kontaktuar me Xhafer Tahiri, i cili tha se tashmë është caktuar lokacioni për sheshin “Ahmet Krasniqi”.

“Për sheshin “Ahmet Krasniqi” kemi marrë vendim dhe është caktuar lokacioni, do të bëhet para Komunës së re, ku është ‘Hamami’. Në buxhetin e vitit të ardhshëm do të ndahen 40 mijë euro për ndërtimin e tij”, tha Tahiri.

Tahiri tha se pjesa ku është paraparë të ndërtohet ky shesh fillimisht ishte paraparë të bëhet parking për automjete, por tani i është ndërruar destinacioni dhe është vendosur që të ndërtohet sheshi.

Tahiri poashtu ka premtuar se shumë shpejtë do të filloj të ndërtohet edhe sheshi “Hasan Prishtina” tek ish komuna e vjetër.

“Ka filluar demolimi i objektit të vjetër të Komunës. Inventari i përdorshëm i është shpërndarë shkollave, shoqatave të dalura nga lufta, ujësjellësit e UNITETIT sipas procedurave ligjore ne fuqi. Shumë shpejtë në vendin e ish Komunës së vjetër do të kemi Sheshin “Hasan Prishtina”, ka shkruar Tahiri në postimin e tij në Facebook.

“Sheshi tek komuna e vjetër ka qenë projekt i vitit të kaluar, dhe po vazhdon. Ky shesh do të përfundojë në fund të këtij viti. Do të vendoset edhe shtatorja “Hasan Prishtina”, tha Tahiri për KALLXO.com.

Kjo komunë e ka një shesh, i cili ishte ribërë gjatë viteve të kaluara. Përkundër investimeve të mëdha, mbi shesh kanë mbetur telat për transmetimin e rrymës që i kanë dhënë një pamje të keqe sheshi. Kryetari ishte zotuar se do t’i largonte, por një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.