array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=5"
  }
}

Protestat kundër presidentit serb - Foto: REL

Vuçiq i rren deputetët në Serbi për aksionin e Policisë së Kosovës në veri

Deklarata

Aleksandër Vuçiq: E kam një lajm të mirë, kanë reaguar forcat ndërkombëtare duke thënë që është dhunë e tejkaluar në veri.

 

Aleksandër Vuçiq

Vlerësimi

Rrenë e kryptë

Asnjë organizatë apo forcë ndërkombëtare nuk e cilësuar aksionin e sotëm të Policisë së Kosovë në veri të Kosovës si ‘tejkalim të dhunës’. Krypometri vlerëson se presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq i ka gënjyer deputetët dhe qytetarët e Serbisë. Policia e Kosovës ka arrestuar 19 persona, shumica prej tyre zyrtarë shtetërorë nën dyshimin për përfshirje në kontrabandë.

Artikulli

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u ka thënë një gënjeshtër sot deputetëve të parlamentit serb mbi aksionin e Prokurorisë dhe Policisë së Kosovës në veri të Kosovës. Duke folur për aksionin e Policisë së Kosovës në veri, ka thënë se forcat ndërkombëtare kanë reaguar për “dhunën në veri”.

“E kam një lajm të mirë, kanë reaguar forcat ndërkombëtare duke thanë që është dhunë e tejkaluar në veri”, ka thënë Vuçiq.

Mirëpo deri më tani asnjë nga organizatat apo institucionet ndërkombëtare nuk kanë lëshuar ndonjë komunikatë që e cilësojnë reagimin e Policisë së Kosovës gjatë aksionit të sotëm si të dhunshëm. Reagime të tilla nuk ka pasur as nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo ndonjë nga vendet e BE-së.

KFOR përmes një komunikate për media ka kërkuar që të mos shqetësohen qytetarët, sepse nuk ka asgjë tragjike.

“Njerëzit duhet të qëndrojnë të qetë, nuk kanë asgjë për t’u frikësuar”, kishte thënë KFOR përmes një komunikate për media.

Ndërsa edhe Bashkimi Europian gjatë ditës nuk ka folur për pretendimin e shtetit serb se ka pasur dhunë në veri nga ana e Policisë.

Zëdhënësja e BE-së, Maja Koçijaniçiq në një prononcim për BIRN asnjëherë nuk e ka përmendur “dhunën nga ana e Policisë”. Madje e ka mbështetur iniciativën e organeve të sigurisë në Kosovë.

“Mbështetja e sundimit të ligjit, duke përfshirë prezumimin e pafajësisë, është një objektiv që BE mbështet fuqishëm”, kishte thënë Koçijancic për BIRN.

Madje as reagimi i Rusisë ndaj situatës së sotme në veri të Kosovës nuk e ka përmendur dhunën.

Sipas raportimit të mediave serbe, Ministria e Jashtme e Rusisë kishte “vlerësuar se aksioni i Policisë mund të çojë në tensione ndëretnike

“Aksioni i forcave speciale kosovare në komunat serbe vlerësohet të çojë në një përshkallëzim të tensioneve ndëretnike”, thuhet në reagimin e Rusisë.

Me disa të arrestuar, duke përfshirë edhe zyrtar policor, barrikada, përleshje konfiskim të armëve, dhe polic të plagosur ka përfunduar aksioni i gjerë i Policisë së Kosovës i cili ka filluar sot në orët e hershme të mëngjesit.

Në bazë të raportimeve të deri tanishme nga ekipet e KALLXO.com të cilët kanë raportuar në vazhdimësi për aksionin e policisë, nga ky aksion është plagosur një zyrtar policor, dhe tre të tjerë janë lënduar, ndërsa janë arrestuar gjithsej 19 zyrtarë policorë dhe 10 qytetarë të dyshuar si pjesë e rrjeteve të kontrabandës.

Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).