array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Fushata zgjedhore e Lëvizjes Vetëvendosje - Foto: LVV/ Facebook

Vjosa Osmani tubimet në kohë pandemie i cilësoi si spontane, por LVV i kishte paralajmëruar  gjatë fushatës

Deklarata

Vjosa Osmani(25.02.2021)- “Ne kemi pasur ecje në shesh, asnjë prej të cilave nuk kanë qenë të paralajmëruara ose të organizuara”

Vjosa Osmani

Vlerësimi

Rrenë

Gjatë fushatës, Lëvizja Vetëvendosje përmes komunikatave për media ka njoftuar për qytetet dhe lokacionet e sakta se ku do të merrnin pjesë Kurti e Osmani.

Artikulli

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani e cila në zgjedhjet e 14 shkurtit garoi për presidente, në kuadër të listës zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje, ka deklaruar se tubimet e tyre elektorale me qindra njerëz, nuk kanë qenë të paralajmëruara.

Por në fakt, Lëvizja Vetëvendosje kishte njoftuar paraprakisht për secilën paraqitje para qytetarëve gjatë fushatës zgjedhore.

Kandidati për kryeministër i LVV-së, Albin Kurti dhe ajo për presidente Vjosa Osmani gjatë fushatës patën zgjedhur që të mos mbajnë tubime në ambiente  të mbyllura, por në sheshe e hapësira të ndryshme të qyteteve të Kosovës.

Megjithëkëtë, gjatë tubimeve të tyre në këto ambiente, janë mbledhur numër i konsiderueshëm i njerëzve edhe pse një gjë e tillë nuk lejohej për shkak të masave kundër përhapjes së COVID-19.

Osmani, në një intervistë në emisionin KALLXO Pernime të enjten, ka thënë se kanë pasur ecje në shesh të paparalajmëruara.

“Po tani, ne nuk kemi pasur tubime të mëdha brenda në lokalitete të mbyllura. Ne kemi pasur ecje në shesh, asnjë prej të cilave nuk kanë qenë të paralajmëruara ose të organizuara. Pra, kemi shkuar në shumicën dërmuese të komunave dhe në hapësirë të hapur kemi ecë, por në asnjë moment nuk kemi organizuar tubime të mëdha në hapësira të mbyllura dhe të organizuara. Pra, kanë qenë spontane”, ka thënë Osmani.

Kështu është përgjigur ajo, kur është pyetur se çfarë i thonë njerëzve pasi kanë ndikuar që si politikanë me u rritë numri i rasteve me COVID-19 për shkak të tubimeve gjatë fushatës.

Në anën tjetër, njoftimet e Lëvizjes Vetëvendosje e dëshmojnë të kundërtën e deklaratës së Osmanit.

Gjatë fushatës kjo parti përmes komunikatave për media ka njoftuar për qytetet dhe lokacionet e sakta se ku do të merrnin pjesë Kurti e Osmani, si edhe kandidatët e listës së tyre për deputetë.

Në tri raste, në komunikatat e LVV-së janë të specifikuara aktivitetet dhe pjesëmarrësit në tubime zgjedhore nëpër komuna të vendit.

Gjithashtu, njoftime të VV-së, janë publike edhe në kalendarët e ngjarjeve që paralajmërohen gjatë ditës.

Burimi: http://ekonomia-ks.com/
Burimi: http://ekonomia-ks.com/

Partitë politike në Kosovë janë kritikuar për shkelje drastike të masave të pandemisë gjatë fushatës zgjedhore.

Fushata zgjedhore politikanët shpërfillin masat anti- COVID