Zona Schengen - Foto: REL/Shutterstock
Viti i ri, izolimi i vjetër
Deklarata
Ramush Haradinaj: Besoj se do ta marrim liberalizimin jo shumë larg, para Vitit të Ri.
Kadri Veseli: Jam i sigurt që në fund të këtij viti qytetarët tanë do të lëvizin lirshëm pa viza në Zonën Shengen
Vlerësimi
Rrenë e kryptë
Këmbana që lajmëroi ndërrimin e moteve shënoi edhe përfundimin e kohës kur disa politikanë kosovarë kishin premtuar liberalizimin e vizave për kosovarët. Krypometri e ka vlerësuar si rrenë premtimin e kryeministrit, ndërsa është renditur i pari meqë deklarata e tij ka qenë më së afërti me fundin e këtij viti. Premtime që dolen të rreme dhanë edhe kryeparlamentari, Kadri Veseli dhe ministrja e Integrimeve, Dhurata Hoxha.
Artikulli
E nisim me një Krypometër. Ky artikull u botua në orën 00:01 të vitit 2019. Është i pari i vitit në të cilin hymë dhe nuk na u desh më shumë se 1 minutë për ta vërtetuar se i madh e i vogël nga vendimmarrësit këtë vit kanë rrejtë.
Këmbana që lajmëroi ndërrimin e moteve shënoi edhe përfundimin e kohës kur disa politikanë kosovarë kishin premtuar liberalizimin e vizave për kosovarët.
Fundi i 2018-tës ishte ‘koha e sigurtë’, kur Kosova do të ndalonte së qeni vendi i vetëm i izoluar në Ballkan.
Edhe në kohën kur viti 2018 po numëronte ditët e tij të fundit, Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj arriti të nxjerrë një datë të fundit për çlirimin nga regjimi i vizave.
Në 10 vitet e fundit të shtetësisë, liberalizimi i vizave ka qëndruar si premtim në gojët e shumë qeveritarëve që e ushqyen ëndrrën kosovare për lëvizje të lirë në Evropë.
Krypometri e ka vlerësuar si rrenë premtimin e kryeministrit, ndërsa është renditur i pari meqë deklarata e tij ka qenë më së afërti me fundin e këtij viti.
Megjithatë, liderët tjerë me përgjegjësi në këtë fushë, po ashtu ishin zotuar për liberalizim në 2018-tën.
Më 11 korrik të këtij viti, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi kishte thënë se lëvizja e lirë ishte çështje ditësh brenda 2018-tës.
Edhe më herët se Thaçi, Kryeparamentari i Kosovës, Kadri Veseli ishte zotuar për liberalizim në fund të vitit.
E në fund të pranverës së këtij viti, edhe Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha ishte optimiste për vizat më 2018.
Me ndërrimin e viteve , Krypometri ka vlerësuar se të gjitha këto deklarata lidhur me liberalizimin e vizave ishin rrena.
Megjithatë, këto rrena kishin mundur të konstatoheshin edhe më herët nëse bazohemi tek disponimi i BE-së për këtë process.
Megjithëse procesi i liberalizimii nuk varet vetëm nga instuticionet vendore por edhe disponimi politik i Bashkimit Evropian, ky i fundit ishte më pak optimistë se liderët vendorë.
Nga vetë zyrtarët e BE-së ka pasur deklarata se liberalizimi mund të pritet në vitin 2020.
Krypometri kishte përmbledhur deklaratat e politikanëve për liberalizimin e vizave që rezultuan të jenë rrena në 10 vitet e fundit.
‘Lamtumira’ e rreme e Presidentit