array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=5"
  }
}

Videoja që pretendohet se Joe Biden është duke fjetur është e manipuluar

Deklarata

Deklarata e mediave me 29 gusht: Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden bënë një sy gjumë gjatë takimit  me kryeministrin e Izraelit

Media

Vlerësimi

Rrenë e kryptë

Mediumi i njohur  botëror, reuters.com ka demantuar  një lajm të tillë duke thënë se videoja është e manipuluar dhe se  “nuk ka dëshmi që  sugjerojnë se Biden ishte në gjumë gjatë asaj kohe”. Ky medium ka zbuluar se video është montazh dhe kombinim nga miratimi i ish -Sekretares së Shtetit Hilary Clinton për Joe Biden më 28 gusht 2020

Artikulli

Raportimi se presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden gjatë një takim me kryeministrin e Izraelit, Naftali Bennett në Shtëpinë e Bardhë ka fjetur, po del të jetë i manipuluar.

Disa mediat online në Kosovë raportuan se Biden gjatë këtij takimi ka bërë një sy gjumë ndërsa disa media e quajtën atë edhe moment të sikeltshëm,

29 gusht Reporteri.net – “Presidenti Biden e bënë një sy gjumë gjatë takimit me kryeministrin e Izraelit”

 

29 gusht Bota Sot – “ Joe Biden kapet në një moment të sikletshëm gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë

29 gusht Epoka e Re – “ Biden filmohet “duke fjetur” në takimin me kryeministrin e Izraelit (Video)

29 gusht Telegrafi.com – “ Biden “bënë një sy gjumë” gjatë takimit me kryeministrin izraelit

Mirëpo, mediumi ‘reuters.com’ përmes një artikulli ka demantuar raportimet e tilla, duke thënë se video e përdorur në lajmet që kanë qarkulluar është e manipuluar dhe se “nuk ka dëshmi që  sugjerojnë se Biden ishte në gjumë gjatë asaj kohe”.

Reuters raporton se videoja është e datës 28 gusht 2020 gjatë një takimi të Biden me Hilary Clinton.

“Videoja e Biden është marrë nga miratimi i ish -Sekretares së Shtetit Hilary Clinton për Joe Biden më 28 gusht 2020. Disa herë gjatë videos së miratimit, Biden duket se ose shikon poshtë ose i ka sytë mbyllur për disa sekonda, para se të shikojë përsëri në kamerë. Në një moment Biden i ka sytë poshtë për 14 sekonda, por nuk ka dëshmi që të sugjerojnë se Biden ishte në gjumë gjatë asaj kohe”, transmeton Reuters.

https://www.reuters.com/article/uk-factcheck-biden-asleep-altered-idUSKBN25S63S

 

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.