array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}
array(1) {
  [0]=>
  array(9) {
    ["id"]=>
    int(2485495)
    ["url"]=>
    string(30) "https://kallxo.com/krypometer/"
    ["title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["object_type"]=>
    string(6) "custom"
    ["object_id"]=>
    string(7) "2485495"
    ["classes"]=>
    array(4) {
      [0]=>
      string(0) ""
      [1]=>
      string(9) "menu-item"
      [2]=>
      string(21) "menu-item-type-custom"
      [3]=>
      string(23) "menu-item-object-custom"
    }
    ["children"]=>
    array(7) {
      [0]=>
      array(9) {
        ["id"]=>
        int(2492490)
        ["url"]=>
        string(38) "https://kallxo.com/krypometer/?level=1"
        ["title"]=>
        string(11) "E vërtetë"
        ["object_type"]=>
        string(6) "custom"
        ["object_id"]=>
        string(7) "2492490"
        ["classes"]=>
        array(4) {
          [0]=>
          string(0) ""
          [1]=>
          string(9) "menu-item"
          [2]=>
          string(21) "menu-item-type-custom"
          [3]=>
          string(23) "menu-item-object-custom"
        }
        ["children"]=>
        string(0) ""
        ["description"]=>
        string(0) ""
        ["parent"]=>
        string(7) "2485495"
      }
      [1]=>
      array(9) {
        ["id"]=>
        int(2492491)
        ["url"]=>
        string(38) "https://kallxo.com/krypometer/?level=2"
        ["title"]=>
        string(23) "Pjesërisht e vërtetë"
        ["object_type"]=>
        string(6) "custom"
        ["object_id"]=>
        string(7) "2492491"
        ["classes"]=>
        array(4) {
          [0]=>
          string(0) ""
          [1]=>
          string(9) "menu-item"
          [2]=>
          string(21) "menu-item-type-custom"
          [3]=>
          string(23) "menu-item-object-custom"
        }
        ["children"]=>
        string(0) ""
        ["description"]=>
        string(0) ""
        ["parent"]=>
        string(7) "2485495"
      }
      [2]=>
      array(9) {
        ["id"]=>
        int(2492492)
        ["url"]=>
        string(38) "https://kallxo.com/krypometer/?level=3"
        ["title"]=>
        string(6) "Me kos"
        ["object_type"]=>
        string(6) "custom"
        ["object_id"]=>
        string(7) "2492492"
        ["classes"]=>
        array(4) {
          [0]=>
          string(0) ""
          [1]=>
          string(9) "menu-item"
          [2]=>
          string(21) "menu-item-type-custom"
          [3]=>
          string(23) "menu-item-object-custom"
        }
        ["children"]=>
        string(0) ""
        ["description"]=>
        string(0) ""
        ["parent"]=>
        string(7) "2485495"
      }
      [3]=>
      array(9) {
        ["id"]=>
        int(2492493)
        ["url"]=>
        string(38) "https://kallxo.com/krypometer/?level=4"
        ["title"]=>
        string(6) "Rrenë"
        ["object_type"]=>
        string(6) "custom"
        ["object_id"]=>
        string(7) "2492493"
        ["classes"]=>
        array(4) {
          [0]=>
          string(0) ""
          [1]=>
          string(9) "menu-item"
          [2]=>
          string(21) "menu-item-type-custom"
          [3]=>
          string(23) "menu-item-object-custom"
        }
        ["children"]=>
        string(0) ""
        ["description"]=>
        string(0) ""
        ["parent"]=>
        string(7) "2485495"
      }
      [4]=>
      array(9) {
        ["id"]=>
        int(2492495)
        ["url"]=>
        string(38) "https://kallxo.com/krypometer/?level=5"
        ["title"]=>
        string(16) "Rrenë e kryptë"
        ["object_type"]=>
        string(6) "custom"
        ["object_id"]=>
        string(7) "2492495"
        ["classes"]=>
        array(4) {
          [0]=>
          string(0) ""
          [1]=>
          string(9) "menu-item"
          [2]=>
          string(21) "menu-item-type-custom"
          [3]=>
          string(23) "menu-item-object-custom"
        }
        ["children"]=>
        string(0) ""
        ["description"]=>
        string(0) ""
        ["parent"]=>
        string(7) "2485495"
      }
      [5]=>
      array(9) {
        ["id"]=>
        int(2492496)
        ["url"]=>
        string(38) "https://kallxo.com/krypometer/?level=6"
        ["title"]=>
        string(20) "Qëndrim i ndërruar"
        ["object_type"]=>
        string(6) "custom"
        ["object_id"]=>
        string(7) "2492496"
        ["classes"]=>
        array(4) {
          [0]=>
          string(0) ""
          [1]=>
          string(9) "menu-item"
          [2]=>
          string(21) "menu-item-type-custom"
          [3]=>
          string(23) "menu-item-object-custom"
        }
        ["children"]=>
        string(0) ""
        ["description"]=>
        string(0) ""
        ["parent"]=>
        string(7) "2485495"
      }
      [6]=>
      array(9) {
        ["id"]=>
        int(2492497)
        ["url"]=>
        string(38) "https://kallxo.com/krypometer/?level=7"
        ["title"]=>
        string(18) "Hetimet vazhdojnë"
        ["object_type"]=>
        string(6) "custom"
        ["object_id"]=>
        string(7) "2492497"
        ["classes"]=>
        array(4) {
          [0]=>
          string(0) ""
          [1]=>
          string(9) "menu-item"
          [2]=>
          string(21) "menu-item-type-custom"
          [3]=>
          string(23) "menu-item-object-custom"
        }
        ["children"]=>
        string(0) ""
        ["description"]=>
        string(0) ""
        ["parent"]=>
        string(7) "2485495"
      }
    }
    ["description"]=>
    string(0) ""
    ["parent"]=>
    string(1) "0"
  }
}

Video e montuar e komandantit Adem Jashari për Krishtlindje

Deklarata

Kjoftë lavdue Krishti e për shumë mot e me të mira! Gëzuar burra

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Rrenë

Video e Heroit Kombëtar, Adem Jashari, në të cilën dëgjohet duke thënë “Kjoftë lavdue Krishti e për shumë mot e me të mira! Gëzuar burra”- është e ndryshuar. Në videon origjinale, Jashari nuk e përmend Krishtin. Bekim Jashari, djali i heroit Hamëz Jashari, ka thënë se axha i tij nuk e ka përmendur Krishtin në atë video. “Video ku shfaqet axha im Ademi është një video ku shfaqet ai duke përshëndetur shokët e tij në mërgim në shtete të ndryshme. Që iu ka qu selam ‘Ejani në Kosovë, se këtu është vendi dhe koha për ta treguar secili veten e tij, burrninë e trimninë’ dhe në fund iu thot ‘Gëzuar Vitin e Ri!’.”

Artikulli

Më 25.12.2024, faqja në Facebook (arkiva & arkiva) ka publikuar një video të komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, në të cilën pretendohet se ai uron festën e Krishtlindjes.

Në këtë video dëgjohet një zë duke thënë “Kjoftë lavdue Krishti e për shumë mot e me të mira! Gëzuar burra”.

Në video shkruan se e njëjta është xhiruar në vitin 1995, ndërsa është publikuar më 25 dhjetor 2024, në datën kur besimtarët katolik festojnë Krishtlindjen.

Për të verifikuar këtë pretendim, Krypometër ka kërkuar fillimisht në internet dhe ka gjetur se pamjet e përdorura në këtë video janë marrë nga emisioni “Pa rrotlla”, i publikuar në Youtube në vitin 2013.

Pamjet në këtë emision janë pa zë, megjithatë Krypometër ka kontrolluar edhe kronika të publikuara në media, lidhur me këto pamje të komandantit Adem Jashari. 

kronikën e televizionit Klan Kosova, të publikuar më 2023, është publikuar një pjesë e videos së komandantit Jashari, në të cilën ai dëgjohet duke thënë “Dëshira jeme është në Qyqavicë me u taku me të, e jo në perëndim e në Shqipëri”.

E njëjta video është publikuar edhe në disa kanale të tjera në Youtube (shih këtu, këtu dhe këtu) dhe te të gjitha këto video dëgjohet një muzikë në sfond dhe një zhurmë, e cila nuk është në videon e publikuar në faqen në Facebook, më 25.12.2024.

Për të qartësuar vërtetësinë e deklaratës, Krypometër ka kërkuar informacione nga familjari i komandantit Adem Jashari, Bekim Jashari.

Ai thot se komandanti Adem Jashari në videon origjinale përshëndet shokët në mërgim dhe uron vitin e ri.

“Video ku shfaqet axha im Ademi është një video ku shfaqet ai duke përshëndetur shokët e tij në mërgim në shtete të ndryshme. Që iu ka qu selam ‘Ejani në Kosovë, se këtu është vendi dhe koha për ta treguar secili veten e tij, burrninë e trimninë’ dhe në fund iu thot ‘Gëzuar Vitin e Ri!’.”- ka thënë ai për Krypometër.

Adem Jashari ishte komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai ra dëshmor, më 07.03.1998, bashkë me 55 anëtarë të familjes Jashari, gjatë rrethimit të kullave në Prekaz të Skenderajt, i cili kishte zgjatur tri ditë, më 5, 6 dhe 7 mars 1998. 

Këtij sulmi i kanë mbijetuar vetëm Bashkimi, djali i Rifatit, i cili ia ka dalë që në mes të datave 5 e 6 mars 1998 të largohej nga rrethimi, duke i shpëtuar sulmit, si dhe Besarta, vajza e Hamzës, e cila kishte mbijetuar në rrënojat e shtëpive të sulmuara nga forcat serbe dhe kishte parë rënien e të gjithë anëtarëve të tjerë të familjes së saj.

Me vendim të ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, Adem Jashari është nderuar me titullin “Hero i Kosovës”.

Që nga viti 1991 deri më 1998, Prekazi dhe Drenica ishin rrethuar disa herë nga forcat policore, ushtarake e paraushtarake serbe.