array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Video e manipuluar për Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin

Deklarata

Qka po Ndodhë !
Faqe në Facebook

Vlerësimi

Rrenë

Kjo video e publikuar 14 shtator 2022 në Facebook nga faqja Drenica Graphic është e manipuluar. Kjo faqe e internetit e ka kombinuar një video ku shihen Albin Kurti e Vjosa Osmani me një narracion ku flitet për persona të sëmurë mendor, për të prodhuar një video të rreme.

Narracioni që është përdorë për të manipuluar këtë video është marrë nga një storje e Top Channel me titull: ‘Burgjet e Shqipërisë’- Të sëmurë mendorë që mbahen në kushte ç’njerëzore – e publikuar më 7 shkurt 2019.

Artikulli

Më 14 shtator 2022 faqja e internetit Drenica Graphic publikoi një video me Kryeministrin Albin Kurti dhe Presidenten Vjosa Osmani duke ecur së bashku dhe në prapavijë dëgjohet një person që flet për persona të sëmurë mendor.

“Pacinetët që po afrohen drejt nesh janë të sëmurë mendor të cilët kanë kryer krime të ndryshme në të kaluarën, gjestet e tyre janë të pakontrollueshme, ndërsa shihet qartë gjendja e rënduar psikike. Ata duhej të rehabilitoheshin në një spital normal psikiatrik”- dëgjohet narracioni i cili e përcjellë videon.

Kjo video e publikuar në Facebook ka marrë mbi 1,200 shikime dhe dhjetra reaksione.

Krypometri ka bërë një hulumtim lidhur më këtë dhe ka gjetur se narracioni është marrë nga një storje e Top Channel me titull ‘Burgjet e Shqipërisë’– Të sëmurë mendorë që mbahen në kushte ç’njerëzore – e publikuar më 7 shkurt 2019.

Përmbajtja e videos është e rreme pasi që është e manipuluar. Kjo faqe e internetit e ka kombinuar një video ku shihen Albin Kurti e Vjosa Osmani me nje narracion ku flitet për persona të sëmurë mendor, për të prodhuar një video të rreme.

Gjatë prodhimit të përmbajtjes, gazetarët nuk guxojnë të falsifikojnë apo manipulojnë videot dhe fotot.