array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Video e fabrikuar e presidentes Vjosa Osmani- Sadriu

Deklarata

Presidentja e kallë me vallëzim për festën e Pavarësisë

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Rrenë

Video në të cilën shihet presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani- Sadriu, duke vallëzuar është ndryshuar me Inteligjencë Artificiale. Edhe mbishkrimi i kësaj video “Presidentja e kallë me vallëzim për festën e Pavarësisë”- është i rremë. Kjo video e gjeneruar me AI ka disa deformime. Video reale qarkullon në internet tash e një kohë të gjatë. Kabineti i Presidentes kanë thënë se Presidentja Osmani-Sadriu nuk ka qenë pjesë e kësaj dasme. 

Artikulli

Faqja në Facebook ‘Gazetavip.com(arkiva 1, 2 dhe 3) ka publikuar një video të një vajze duke vallëzuar me përshkrim “Presidentja e kallë me vallëzim për festën e Pavarësisë”.

Kjo video ka marrë 108 mijë shikime. Vajza që vallëzon në këtë video ka fytyrën e presidentes së Republikës, Vjosa Osmani-Sadriu.

Krypometri përmes kërkimit të fotografive në “Google Lens” e ka gjetur videon origjinale, e në të cilën nuk është presidentja Vjosa Osmani-Sadriu duke vallëzuar.

Video origjinale është edituar duke përdorë Inteligjencën Artificiale, pasi dallohet ndryshimi i tipareve të fytyrës, duke e bërë t’i ngjajë presidentës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriut.

Videot e krijuara ose që kanë ndërhyrje me Inteligjencë Artificiale mund të vërehen në lëvizje dhe shprehje të fytytrës, sinkronizim të zërit, sfond, etj..

Krypometër ka analizuar videon e publikuar nga faqja Gazetavip.com. Video ka disa defekte. Në një moment kur valltarja është në profil i ndërrohet fytyra dhe del vajza që është duke vallëzuar në videon reale. 

Në dy momente të tjera fytyra deformohet, sidomos në rastet kur e njëjta ka lëvizje të shpejtë të kokës. 

 

Krypometër ka kontaktuar me kabinetin e presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu. Egnesa Vitia, këshilltare e Presidentes, ka thënë se Presidentja nuk ka qenë në këtë dasëm dhe se video është e manipuluar.

“Kjo video është e montuar me AI, pra informata është totalisht e pasaktë se këtu është e përfshirë Presidentja”- ka thënë Vitia për Krypometër.