array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Video e edituar për deklaratën e Memli Krasniqit drejtuar Rrahman Jasharajt

Deklarata

Memli Krasniqi reagon ashpër ndaj Rrahman Jasharit pas nderprerjes se greves

Faqe në Internet

Vlerësimi

Rrenë

Video e publikuar me mbishkrimin “Memli Krasniqi reagon ashpër ndaj Rrahman Jasharit pas nderprerjes se greves” është e ndryshuar. Kjo video është edituar në atë mënyrë që një videos në të cilën shihet kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi dhe kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari i është mbivendosur një fjalim që Krasniqi kishte mbajtur në Kuvendin e Kosovës me datë 15 shtator 2022. Krasniqi nuk i është drejtuar Jasharit me fjalët “Tuc”, por në fjalim i ishte referuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. 

Artikulli

Një profil në rrjetin social Facebook me emrin Luan Gacaferi ka shpërndarë një video të edituar me datën 4 tetor 2022 me përshkrimin “Rrahmoni tuc ka le, tuc ke jetu, tuc ka më vdekë, kqyrne tash qysh palohet si nusja e shkijeve”.

Në këtë video shihet kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi bashkë me kryetarin e këshillit grevist të SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj duke iu adresuar mediave. 

Në këtë video është shkruar edhe “Memli Krasniqi reagon ashpër ndaj Rrahman Jasharit pas nderprerjes se greves”.

Por video është editur duke vendosur një deklaratë të Memli Krasniqit, të cilën e ka thënë në seancën e Kuvendit drejtuar kryeministrit Albin Kurti. 

Lideri i PDK-së, Memli Krasniqi në seancën më datë 15 shtator 2022 në fjalimin e tij iu është drejtuar kryeministrit Albin Kurti me fjalën “tuc”. 

“Po me kë më repliku me këtë tuc (frikacak), se ky tuc ka le (lind), tuc ka jetu, tuc ka me dalë prej këtu se ky është tuc që ka ikë prej njerëzve, ikë prej sindikatave, tash ikë edhe prej deputetëve, por ma e rënda është që ky është tuc që ikë prej të vërtetës, pikë”- i kishte thënë Krasniqi Kurtit.

Ndërkaq, pamjet që janë përdorur në këtë video janë të takimit që kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka mbajtur më 2 shtator 2022 me Këshillin Grevist të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK). 

Pas këtij takimi, Krasniqi dhe Rrahman Jasharaj ishin prononcuar për media.

Krasniqi kishte thënë se nuk ka vend për qasje diktatoriale në Kosovës, duke iu referuar kryeministrit, Albin Kurti.

Kjo video e manipuluar është shpërndarë edhe nga disa faqe në Facebook dhe qytetarë të tjerë.

Greva e cila kishte filluar më 25 gusht 2022, u pezullua me 3 tetor 2022.