array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Vetëvendosje nuk e di sa do të investojë shteti në Bankën Zhvillimore

Deklarata

Hekuran Murati ka thënë se “kapitali fillestar i bankës zhvillimore mundet me qenë diku rreth 50 milionë euro”. Kurse, Albin Kurti ka thënë se “kapitali fillestar duhet të jetë 200 milionë euro”.

Albin Kurti

Vlerësimi

Me kos

Dallimi në mes të deklarimit të Albin Kurtit dhe Hekuran Muratit për kapitalin fillestar të Bankës Zhvillimore është shumë i madh. Kapitali i propozuar nga kandidati për kryeministër është 3 herë më i madh se kapitali i propozuar nga kandidati për deputet, Hekuran Murati. Dhënia e deklaratave të ndryshme për një prej prioriteteve kryesore të Vetëvendosjes për zhvillim ekonomik tregon për mungesën e një vizioni të qartë për Bankën Komerciale. VV-ja, njëjtë sikur partitë e tjera, ka publikuar vetëm një pjesë të shkurt të programit të tyre, që e kanë quajtur ‘prioritetet’ në të cilën nuk janë dhënë detaje për prioritetet e tyre.

Artikulli

Në këtë fushatë zgjedhore, Lëvizja Vetëvendosje ka premtuar themelimin e Bankës Zhvillimore, e cila do të lëshonte kredi të buta për bizneset prodhuese.

Gjatë kësaj fushate, zyrtarët e kësaj partie i kanë dhënë hapësirë të madhe prezantimit të idesë së themelimit të kësaj banke.

Në Debat Pernime, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet, Hekuran Murati, derisa ishte duke folur për themelimin e kësaj banke kishte deklaruar se kapitali fillestar i kësaj banke do të jetë 50 milionë euro. Këto para, sipas tij, do ishin shtetërore.

“Kapitali fillestar do të jetë kapital shtetëror, kapitali i themelimit të bankës që mundet me qenë diku  rreth 50 milionë euro”, kishte thënë Hekuran Murati në Debat Pernime, derisa po diskutohej për programin mbi ekonominë.

Mirëpo, kandidati për kryeministër i partisë së Hekuran Muratit, Albin Kurti, ka dhënë një shifër krejt tjetër të kapitalit fillestar të kësaj banke.

Kurti në Televizionin 7, ka deklaruar se kapitali fillestar i kësaj banke do të jetë 200 milionë euro.

“Banka zhvillimore është me kapital të Republikës, ne kemi vlerësuar që kapitali fillestar duhet të jetë 200 milionë euro”, ka thënë Kurti në Televizionin T7.

Dallimi në mes të shifrës së dhënë nga Hekuran Murati dhe nga Albin Kurti është tre fish më i madh.

Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).