array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=6"
  }
}

Vetëvendosje i ndërron fjalët për votat nga Serbia

Deklarata

Deklarata(13 tetor 2019)- “Këto fletëvotime të sjella kundërligjshëm duhet të refuzohen”

12 nëntor 2019- Kandidatët e LVV ankohen ndaj vendimit për largimin e votave nga Serbia prej rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve.

 

Lëvizja Vetëvendosje

Vlerësimi

Qëndrim i ndërruar

Lëvizja Vetëvendosje dhe përkatësisht anëtarët e saj kanë kaluar nga qëndrimi se votat e ardhura nga Serbia janë të kundërligjshme dhe duhet të refuzohen në kërkesë për të mos i larguar votat e numëruara nga rezultati i përgjithshëm. Sipas LVV kjo po bëhet për mbrojtjen e mandateve të deputetëve të zgjedhur. KRYPOMETRI e vlerëson këtë veprim si ndërrim qëndrimi.

 

Artikulli

Megjithëse kishin bërë thirrje që disa zarfe me vota që erdhën nga Serbia të mos numërohen fare, Lëvizja Vetëvendosje tani po e kundërshton vendimin që këto vota të numëruara të largohen nga rezultati përfundimtar i zgjedhjeve të 6 tetorit.

Më 13 tetor, derisa verifikoheshin pakot me vota të ardhura nga Serbia,  26 zyrtarë të angazhuar nga Komisioni Qendror Zgjedhor, dyshohet se u helmuan.

Të gjithë këta punonjës kërkuan edhe trajtim mjekësor ndërsa organet e drejtësisë ende janë duke i hetuar shkaqet e helmimit.

Kjo ngjarje zgjoi shumë reagime te partitë politike dhe në opinion publik në përgjithësi.

Reagim pati edhe Lëvizja Vetëvendosje në “Facebook” ku kërkoi që votat e ardhura nga Serbia të refuzohen dhe fare të mos numërohen.

“Këto pako me fletëvotime nuk kanë ardhur përmes postës, ashtu siç e kërkon ligji për zgjedhje, por janë sjellë kundërligjshëm nga zyra ndërlidhëse e Serbisë. Këto fletëvotime të sjella kundërligjshëm duhet të refuzohen”, thuhej në reagimin e Vetëvendosjes më 13 tetor.

Edhe për kundër reagimeve, votat e ardhura nga Serbia u verifikuan, ndonëse për të bërë verifikimin, zyrtarët u veshën me kostume që mbulojnë gjithë trupin.

Të njëjtat vota, më pas, u numëruan në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Një muaj e nj dit pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, KQZ shpalli rezultatet përfundimtare.

Rezultati nxori si forcën e parë politike Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurtit me 32 deputetë.

Pas saj u rendit LDK me 29 deputetë. Ndërsa  e treta parti politike më e madhe doli PDK me 25 ndërsa 14 deputetë mori koalicioni AAK-PSD.

Pas rezultateve përfundimtare, jashtë Kuvendit të Kosovës mbeti koalicioni NISMA-AKR-PD.

Por, partia e Fatmir Limajt bëri ankesë në adresë të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ndaj votave të ardhura nga Serbia.

Sipas tyre, votat e ardhura nga Serbia u sollën jashtëligjshëm. PZAP e vlerësoi si të bazuar ankesën e kësaj partie dhe urdhëroi KQZ-në që t’i largojë nga rezultati përfundimtar.

Kjo gëzoi fort kreun e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i cili doli para gazetarëve për të dhënë lajmin se koalicioni NISMA-AKR-PD do t’i ketë gjashtë ulëse në legjislaturën e shtatë.

Kalimi i pragut zgjedhor nga koalicioni NISMA-AKR-PD, partive tjera ua zvogëlonte përfaqësimin në Kuvend. LVV nga 32 deputetë, sipas rezultateve përfundimtare, do t’i kishte 29 deputetë. LDK nga 29 në 28, PDK nga 25 në 24 dhe koalicioni AAK-PSD nga 14 në 13 deputetë.

E ndaj këtij vendimi të PZAP-së, tre kandidatë për deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje dorëzuan ankesë panë Gjykatës Supreme të Kosovës.

Këtë e bëri të ditur Adnan Rrustemi, anëtar i LVV-së në KQZ.

“Vendimet e djeshme të PZAP-së nuk kanë të bëjnë asgjë me procesin zgjedhor, rregullsitë apo parregullsitë, as me të drejtën e votës e ligjshmërinë e votimit. Ata kanë vetëm një hall e një synim. Halli është fitorja e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, e synimi ishte zvogëlimi i numrit të deputetëve tanë. Hallin nuk mund të ua heqim, por synimin nuk do të mund ta realizojnë”, tha Rrustemi.

Ai tha se vendimet e PZAP i shohin si politike.

“Të bindur se këto vendime janë politike në thelb e në formë, tre kandidatët tanë, Enver Haliti, Arta Bajralia dhe Alban Hyseni, të shpallur nga KQZ si deputetë të Listës fituese të Lëvizjes, kanë bërë ankesë në Gjykatën Supreme kundër vendimit të PZAP-së, e në mbrojtje të së drejtës së tyre si deputetë të zgjedhur, si dhe votën e qytetarëve për Lëvizjen VETËVENDOSJE!”, thuhet në njoftimin e tij në “Facebook”të publikuar më 12 nëntor.

Gjykata Supreme e Kosovës ende nuk ka marrë vendim lidhur me ankesën e tre kandidatëve të LVV-së.

Lidhur me kritikat e Nismas Socialdemokrate për ndërrimin e qëndrimit të Lëvizjes Vetëvendosje, reagim pati edhe Albulena Haxhiu(LVV), po ashtu e votuar për tu bërë pjesë e Kuvendit

Ajo, çështjen e ankesës për votat nga Serbia e cilësoi pazar të Nismas Socialdemokrate me Listën Serbe.

“Sot kuptova që Lista Serbe nuk është ankuar në Gjykatën Supreme për vendimin e PZAP-it.
A thua pse?Limaj e Sherifi, para se të shpifin kundrejt Lëvizjes, le të na tregojnë pazarin që e kanë bërë me Listën serbe.Kot e keni. Pazari nuk kalon”, shkroi ajo në Facebook më 13 nëntor.

Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).