array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Venat e zgjeruara nuk shërohen me receta që publikohen në internet

Deklarata

“Luftoni variçet dhe trombozën në mënyrë efektive me vetëm dy përbërës”

Faqe në TikTok

Vlerësimi

Me kos

Artikulli me titullin “Luftoni variçet dhe trombozën në mënyrë efektive me vetëm dy përbërës”- është i rremë. Në artikull jepet një recetë për të cilët pretendohet që i shëron venat e zgjeruara pa u bazuar në të dhëna shkencore. Kirurgu vaskular, Burim Ukperaj, ka thënë se receta e prezantuar është një tjetër mashtrim që zakonisht shfaqet në rrjete sociale apo në mjete të informimit nga persona që nuk janë kompetentë për këtë punë, pasi sipas tij nuk ka asnjë lloj kremi apo medikamenti ose ilaçe popullore për trajtimin e venave të zgjeruara dhe largimin definitiv të tyre. Drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Hajriz Rudari, ka thënë se venat e zgjeruara nuk mund të shërohen me asnjë lloj kremi.

Artikulli

Më 27.09.2024 faqja në FacebookMaringlen’ (arkiva) ka publikuar një lajm për shërimin e venave varikoze.

“Luftoni variçet dhe trombozën në mënyrë efektive me vetëm dy përbërës”- shkruan në titullin e këtij artikulli.

Me të njëjtin titull është shpërndarë ky lajm edhe në ueb-faqen xnews7.com (arkiva).

“Venat e fryra, të zgjeruara dhe të përdredhura nuk mund të bartin rrjedhjen e gjakut në zemër, dhe kështu ai grumbullohet në vena. Përveç kësaj, venat me variçe mund të bllokojnë venat më të thella dhe për këtë arsye të shkaktojnë trombozë të venave të thella”- thuhet në këtë artikull, në të cilin janë renditur dy përbërës që pretendohet se shërojnë venat varikoze.

“1 gotë qumësht deleje dhe 1 copë sapun për fëmijë”- janë përbërësit e përmendur ndërsa rekomandohet që të aplikohen në këtë mënyrë, fërkoni sapunin në qumësht. 

Për këtë Krypometër ka pyetur kirurgun vaskular, Burim Ukperaj, i cili ka thënë se këta përbërës nuk kanë të bëjnë asgjë me shërimin e venave varkioze përderisa ka shtuar se është vetëm një mashtrim i radhës.

“Është një tjetër mashtrim që zakonisht shfaqet në rrjete sociale apo në mjete të informimit nga persona që nuk janë kompetentë për këtë punë. Nuk ka asnjë lloj kremi apo medikamenti ose ilaçe popullore për trajtimin e venave të zgjeruara dhe largimin definitiv të tyre”- ka thënë Ukperaj.

Ai ka shtuar se kremërat e ndryshme mund të ndihmojnë vetëm në qetësimin e simptomave por që nuk i trajtojnë venat e zgjeruara. Ukperaj ka thënë se zgjidhja ideale për këtë është operimi.

“Kremërat e ndryshme vetëm mund të ndihmojnë për qetësim të simptomave dhe ankesave lokale, por asnjëherë nuk i trajtojnë ato. Çdo medikament dhe krem lokal duhet përshkruar nga specialisti i kirurgjisë vaskulare. Kur shfaqen venat e zgjeruara atëherë operimi është zgjidhja më e mirë. Modalitetet e mjekimit janë operimi klasik kirurgjik dhe largimi i venave kryesore të jashme dhe venave të zgjeruara, operimi me laser dhe radiofrekuencë e njohur si ablacion endovenoz, ablacioni me ngjitës medikal (VenaSeal), ablacioni mekano-kemikal (MOCA) dhe trajtimi me skleroterapi (injektimi i substancës sklerotizuese në brendësi të venës)”- ka thënë Ukperaj për Krypometër.

Krypometri ka kontrolluar edhe domenin e faqes xnews7.com(arkiva), përmes platformës Whois dhe ka gjetur se e njëjta është regjistruar më 20.12.2022, aty emri i pronarit është privat dhe emri i shtetit në të cilin është regjistruar nuk është bërë publik.

Drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Hajriz Rudari, ka thënë se venat e zgjeruara nuk mund të shërohen me asnjë lloj kreme.

“Venat shërohen nga metodat me gjilpërë (scleroterapi), intervenim klasik- operim, me laser, me radiofrekuencë, me ngjitës e deri te metodat bashkëkohore më të reja siç është ajo me aparat (sonovein) me rreze ose valë pa prerje e pa anestezion”- thuhet në përgjigjen e drejtorit të Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare, Hajriz Rudari.

Ai ka thënë se pretendimet se një krem mund të shërojë venat e zgjeruara për tri ditë vetëm mund t’u japë shpresa të rreme pacientëve që vuajnë nga kjo sëmundje.

Në një shkrim autorial në portalin Telegrafi.com, kirurgu vaskular Adhurim Koshi, ka shpjeguar në mënyrë të detajuar shkaqet, trajtimin dhe shërimin e venave varikoze.

“Kur shfaqen venat e zgjeruara atëherë operimi i tyre është zgjidhja ideale. Modalitetet e mjekimit janë operimi klasik kirurgjik dhe largimi i venave kryesore te jashtme dhe venave të zgjeruara, operimi me laser dhe radiofrekuencë e njohur si ablacion endovenoz, ablacioni me ngjitës medikal (VenaSeal), ablacioni mekano-kemikal (MOCA) dhe trajtimi me skleroterapi (injektimi i substancës sklerotizuese në brendësi të venës). Po ashtu, sot përdoren edhe teknikat e reja të trajtimit të cilat thirren si teknika të ruajtjes së venës safena (saphenouas sparing technique) CHIVA dhe ASVAL”– thuhet ndër të tjera në shkrimin e Koshit.