array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=1"
  }
}

Ministri Valdrin Lluka - Foto: KALLXO.com

Valdrin Lluka e mban fjalën për qymyrin

Deklarata

Valdrin Lluka: Qëndrimi im është të ndalohet dhënia si dhuratë e thëngjillit tek punëtorët e KEK-ut. Nëse vjen një kërkesë e tillë nga unë personalisht do të refuzohet

 

Valdrin Lluka

Vlerësimi

E vërtetë

Në shtator të këtij viti ai ishte zotuar se nuk do të përkrahte kërkesat e punëtorëve të KEK-ut për shpërndarje falas të sasive të qymyrit për ta. Krypometri vlerëson se ministri Valdrin Lluka ka mbajtur premtimin për ndalimin e dhënies së qymyrit si dhuratë për punëtorët e KEK-ut. Ky vendim ndikon që të digjet më pak qymyr gjatë dimrit, mirëpo mbetet të shihet nëse qeveria, në të cilin bënë pjesë Lluka, do të ndërmarrë hapa për ndalimin e nxjerrjes dhe shitjes ilegale të qymyrit.

Artikulli

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka e ka bërë një hap në luftën kundër ndotjes së ajrit.

Në një prononcim për KALLXO.com më 3 shtator të këtij viti, ministri kishte thënë se do të ndalohet dhënia si dhuratë e qymyrit.

“Qëndrimi im si Ministër i Zhvillimit Ekonomik është që të ndalohet dhënia si dhuratë e thëngjillit tek punëtorët e KEK-ut. Nëse vjen një kërkesë e tillë nga unë personalisht do të refuzohet. Për arsye se ne kemi thënë edhe më herët se duhet ta përmirësojmë ambientin në Prishtinë sidomos. Djegia e qymyrit pa filtër shkakton probleme të mëdha”, kishte thënë Lluka.

Viteve të kaluara, KEK ka pasur traditë dhurimin e mesatarisht 10 tonëve qymyr për 4 mijë e 500 punëtorë, apo rreth 45,000 tonë.

Ndërkaq, në Prishtinë në vitet e fundit janë shënuar ndër vlerat më të larta të ndotjes së ajrit në botë.

Dje ( më 22 tetor 2018) ministri Lluka zyrtarizoi vendimin e tij për ndalimin e shpërndarjes së qymyrit për punëtorë.

Në vendimin e siguruar nga KALLXO.com, të nënshkruar dje nga ministri Valdrin Lluka, thuhet se vendimi është marrë në kuadër të masave për mbrojtjen nga ndotja e ajrit.

Ky vendim ka shkaktuar pakënaqësi te sindikata e punëtorëve të KEK-ut që thonë se së paku do duhej të subvencionoheshin me para për të blerë dru për ngrohje.

Lidhur me vendimin e sotëm, kryetari i sindikatës, Izet Mustafa tha se vendimi është i papranueshëm. Ata po kërkon nga KEK-u që t’ia paguajë drutë për djegie

Lluka theksoi se punëtorët e KEK tani kanë më pak arsye për kërkim të qymyrit si dhuratë pasi kanë marrë rritje rroge.

“Reagimet janë të pritshme por duke konsideruar se punëtorëve të KEK-ut i janë rritur rrogat për 100 euro të gjithëve, atëherë kjo pak a shumë e lehtëson atë barrën. Mund të bashkëpunojmë me KEK-un që të gjejmë forma të tjera të zëvendësimit përshembull ndoshta qoftë edhe me subvencione me dru apo diçka të tillë por thëngjilli nga ana jonë nuk do të jetë asesi i pranueshëm”, kishte thënë Lluka.

Idenë për subvencionimin e druve nuk e kishte kundërshtuar as ministri Lluka në shtator.