array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}
array(1) {
  [0]=>
  array(9) {
    ["id"]=>
    int(2485495)
    ["url"]=>
    string(30) "https://kallxo.com/krypometer/"
    ["title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["object_type"]=>
    string(6) "custom"
    ["object_id"]=>
    string(7) "2485495"
    ["classes"]=>
    array(4) {
      [0]=>
      string(0) ""
      [1]=>
      string(9) "menu-item"
      [2]=>
      string(21) "menu-item-type-custom"
      [3]=>
      string(23) "menu-item-object-custom"
    }
    ["children"]=>
    array(7) {
      [0]=>
      array(9) {
        ["id"]=>
        int(2492490)
        ["url"]=>
        string(38) "https://kallxo.com/krypometer/?level=1"
        ["title"]=>
        string(11) "E vërtetë"
        ["object_type"]=>
        string(6) "custom"
        ["object_id"]=>
        string(7) "2492490"
        ["classes"]=>
        array(4) {
          [0]=>
          string(0) ""
          [1]=>
          string(9) "menu-item"
          [2]=>
          string(21) "menu-item-type-custom"
          [3]=>
          string(23) "menu-item-object-custom"
        }
        ["children"]=>
        string(0) ""
        ["description"]=>
        string(0) ""
        ["parent"]=>
        string(7) "2485495"
      }
      [1]=>
      array(9) {
        ["id"]=>
        int(2492491)
        ["url"]=>
        string(38) "https://kallxo.com/krypometer/?level=2"
        ["title"]=>
        string(23) "Pjesërisht e vërtetë"
        ["object_type"]=>
        string(6) "custom"
        ["object_id"]=>
        string(7) "2492491"
        ["classes"]=>
        array(4) {
          [0]=>
          string(0) ""
          [1]=>
          string(9) "menu-item"
          [2]=>
          string(21) "menu-item-type-custom"
          [3]=>
          string(23) "menu-item-object-custom"
        }
        ["children"]=>
        string(0) ""
        ["description"]=>
        string(0) ""
        ["parent"]=>
        string(7) "2485495"
      }
      [2]=>
      array(9) {
        ["id"]=>
        int(2492492)
        ["url"]=>
        string(38) "https://kallxo.com/krypometer/?level=3"
        ["title"]=>
        string(6) "Me kos"
        ["object_type"]=>
        string(6) "custom"
        ["object_id"]=>
        string(7) "2492492"
        ["classes"]=>
        array(4) {
          [0]=>
          string(0) ""
          [1]=>
          string(9) "menu-item"
          [2]=>
          string(21) "menu-item-type-custom"
          [3]=>
          string(23) "menu-item-object-custom"
        }
        ["children"]=>
        string(0) ""
        ["description"]=>
        string(0) ""
        ["parent"]=>
        string(7) "2485495"
      }
      [3]=>
      array(9) {
        ["id"]=>
        int(2492493)
        ["url"]=>
        string(38) "https://kallxo.com/krypometer/?level=4"
        ["title"]=>
        string(6) "Rrenë"
        ["object_type"]=>
        string(6) "custom"
        ["object_id"]=>
        string(7) "2492493"
        ["classes"]=>
        array(4) {
          [0]=>
          string(0) ""
          [1]=>
          string(9) "menu-item"
          [2]=>
          string(21) "menu-item-type-custom"
          [3]=>
          string(23) "menu-item-object-custom"
        }
        ["children"]=>
        string(0) ""
        ["description"]=>
        string(0) ""
        ["parent"]=>
        string(7) "2485495"
      }
      [4]=>
      array(9) {
        ["id"]=>
        int(2492495)
        ["url"]=>
        string(38) "https://kallxo.com/krypometer/?level=5"
        ["title"]=>
        string(16) "Rrenë e kryptë"
        ["object_type"]=>
        string(6) "custom"
        ["object_id"]=>
        string(7) "2492495"
        ["classes"]=>
        array(4) {
          [0]=>
          string(0) ""
          [1]=>
          string(9) "menu-item"
          [2]=>
          string(21) "menu-item-type-custom"
          [3]=>
          string(23) "menu-item-object-custom"
        }
        ["children"]=>
        string(0) ""
        ["description"]=>
        string(0) ""
        ["parent"]=>
        string(7) "2485495"
      }
      [5]=>
      array(9) {
        ["id"]=>
        int(2492496)
        ["url"]=>
        string(38) "https://kallxo.com/krypometer/?level=6"
        ["title"]=>
        string(20) "Qëndrim i ndërruar"
        ["object_type"]=>
        string(6) "custom"
        ["object_id"]=>
        string(7) "2492496"
        ["classes"]=>
        array(4) {
          [0]=>
          string(0) ""
          [1]=>
          string(9) "menu-item"
          [2]=>
          string(21) "menu-item-type-custom"
          [3]=>
          string(23) "menu-item-object-custom"
        }
        ["children"]=>
        string(0) ""
        ["description"]=>
        string(0) ""
        ["parent"]=>
        string(7) "2485495"
      }
      [6]=>
      array(9) {
        ["id"]=>
        int(2492497)
        ["url"]=>
        string(38) "https://kallxo.com/krypometer/?level=7"
        ["title"]=>
        string(18) "Hetimet vazhdojnë"
        ["object_type"]=>
        string(6) "custom"
        ["object_id"]=>
        string(7) "2492497"
        ["classes"]=>
        array(4) {
          [0]=>
          string(0) ""
          [1]=>
          string(9) "menu-item"
          [2]=>
          string(21) "menu-item-type-custom"
          [3]=>
          string(23) "menu-item-object-custom"
        }
        ["children"]=>
        string(0) ""
        ["description"]=>
        string(0) ""
        ["parent"]=>
        string(7) "2485495"
      }
    }
    ["description"]=>
    string(0) ""
    ["parent"]=>
    string(1) "0"
  }
}

Vaj guri dhe vaji i farës së zezë nuk shëron kancerin

Deklarata

Mrekulli, Pacienti shërohet nga kanceri. Terapia natyrale: vaj guri vaji i farës së zezë shkak për shërimin e kancerit”

faqet në Facebook

Vlerësimi

Me kos

Video me titullin “Mrekulli, Pacienti shërohet nga kanceri. Terapia natyrale: vaj guri vaji i farës së zezë shkak për shërimin e kancerit”- ka përmbajtje të rreme. Në këtë video pretendohet se kanceri shërohet me vaj guri dhe vaj të farës së zezë, mirëpo këto pretendime nuk mbështeten në raste konkrete dhe as në fakte shkencore. Ilir Kurtishi, drejtor i Klinikës së Onkologjisë në QKUK ka thënë se pacientët duhet të përdorin vetëm terapitë që i përshkruajnë profesionistët dhe jo të marrin substancat si ajo vaj guri apo vaji i farës së zezë. Ai ka alarmuar se këto produkte alternative mund të kenë efekte negative, pasi mund të neutralizojnë edhe efektet e terapisë onkologjike të përshkruara nga profesionistët.

Artikulli

Faqja në Facebook Sena bio (arkiva dhe arkiva) ka publikuar një video në të cilën flet një person rreth suksesit që kishte në shërimin e kancerit te disa pacientë.

Në këtë video shkruan “Mrekulli, Pacienti shërohet nga kanceri. Terapia natyrale: vaj guri vaji i farës së zezë shkak për shërimin e kancerit”.

Krypometër fillimisht ka verifikuar fotografinë e personit që flet në këtë video, Erxhan Muharremit, i cili thot se është mjek popullor.

Ai pretendon se ka shembuj të pacientëve me kancer, të cilët janë shëruar me vaj guri dhe vaj të farës së zezë.

“Asnjë rast nuk është i njëjtë. Ka pasë raste që për 7-8 ditë është ba mrekulli. Ka pasë kancer në mëlçi, ka pasë tumor në tru dhe ka ndodh mrekulli. Terminin e ka pasë pas tetë ditësh. Kur ka shku ditën e tetë me u operu, ky rast ka ndodh në Gjermani, e kemi me emër e mbiemër, e ka kontrollu mjeku edhe njëherë dhe e ka pa që është i shërum. Parameno tri  kancere me i pasë: në mëlçi dhe dy tumore në tru. Për këto shtatë ditë është mjeku… I këshilloj të gjithë bashkëatdhetarët e mi kudo që janë, në diasporë, në Kosovë që të provojnë këtë.”- thot në këtë video.

Trajtimi i kancerit

Krypometër ka kërkuar një përgjigje edhe nga Drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurtishi, i cili ka thënë se këto vajëra nuk mund ta shërojnë kancerin.

“Substancat që i përmendët, pacientët i marrin kokë më vete, ose i marrin me rekomandime prej njerëzve që nuk janë as kompetent e as profesional. Ne si mjekë nuk i rekomandojmë.”- ka thënë Kurtishi. 

Ai ka shpjeguar se krahas terapisë onkologjke, ata i përshkruajnë pacientëve edhe terapi alternative. 

“Ne mund t’i rekomandojmë terapi alternative, e cila gjatë trajtimit onkologjik mund të ketë efekte lehtësuese te pacientët ose është e domosdoshme që t`i rekomandohet pacientit, në mënyrë që efektet anësore të barnave të mund të jenë më të lehta ose të menaxhohen më mirë. Por, gjithmonë me aprovim dhe rekomandim të mjekut, i cili e përcjell gjendjen e pacientit dhe i cili duhet t`i zbatojë këto rekomandime, në mënyrë që sëmundja të kalojë më lehtë dhe efekti i barnave të jetë më i mirë.”- ka thënë ai. 

Kurtishi ka alarmuar se konsumimi i produkteve pa konsultim me mjekun mund të ketë efekt negativ, pasi e neutralizon efektin e barnave.

“Këto recetat në internet nuk duhet marrë, sepse nëse nuk kanë ndonjë dëm dhe s’kanë as efekt, ose mund të ketë efekt, ne i themi ‘efekt psikologjik’, që nuk ka ndonjë impakt. Por, nëse këto receta, suplemente merren gjatë trajtimit onkologjik mund të kenë efekte të dëmshme në kuptimin e zvogëlimit të efektit të barnave të cilat përdoren gjatë trajtimit të sëmundjes.”- ka thënë Ilir Kurtishi, drejtor i Klinikës së Onkologjisë në QKUK.

Kurtishi, ka thënë se ka vetëm një mjekim për kancerin, ai i rekomanduar shkencërisht.

“Terapia adekuate për sëmundjet malinje, bazuar në shkencë është vetëm terapia onkologjike dhe mjekimi që bëhet nga mjekët profesionistë të cilët merren me këtë problematikë. Çfarëdo tretmani tjetër duhet të ketë bazë ose rekomandim prej mjekut adekuat.”- ka thënë ai.

Ai ka thënë se vaji i gurit apo i farës së zezë nuk mund të shërojnë kancerin. 

“Substancat si ajo vaj guri apo vaji i farës së zezë janë ato që pacienti i merr kokë më vete ose i marrin prej rekomandimeve të njerëzve, që nuk janë kompetentë e ne ato nuk i rekomandojmë. Ne mund të rekomandojmë terapi alternative, e cila gjatë trajtimit onkologjik mund të jetë e domosdoshme për t’i ndihmuar pacientit që efektet anësore të ilaçeve të jenë më të vogla ose të menaxhohen më mirë. Pra, gjithmonë ato bëhen me rekomandim të mjekut që e përcjell gjendjen e pacientit dhe ai duhet t’i zbatojë këto rekomandime, në mënyrë që të kalojë sëmundjen më lehtë dhe efekti i barnave të jetë më i mirë.”- ka thënë Kurtishi.

Onkologia Brunilda Profka Haxhiu ka thënë se nuk ka shumë njohuri për mjekësinë alternative dhe se për çdo gjë i referohet zbulimeve shkencore.

“Për çdo gjë duhet t’i referohemi hulumtimeve klinike me bazë shkencore. Ne i referohemi evidencës bazë dhe protokoleve që dalin prej studimeve të randomizuara, që janë mbi të gjitha.”- ka thënë Profka Haxhiu.