array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Uran Ismaili rrejti kur tha: Nuk rrej kurrë

Deklarata

“S’rrej kurrë, Jetë që me rrejt sot”, thotë Ismaili.

Uran Ismaili

Vlerësimi

Rrenë

Uran Ismaili dy herë kishte qenë protagonist i krypometrit. Dy herë krypometri kishte vlerësuar se Ismaili kishte rrejt duke mos i mbajtur premtimet e dhëna.

Artikulli

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës njëkohësisht edhe ministër në detyrë i Shëndetësisë, Uran Ismaili, në #DebatPernime pasi që Jeta Xharra i thotë që në paraqitjen e tyre të mos “rrejnë dhe të japin premtime reale”, Ismajli i është kundërpërgjigjur Xharrës.

“S’rrej kurrë, Jetë që me rrejt sot”, thotë Ismaili.

 

Por, Ismaili gjatë kohës sa ishte ministër kishte qenë dy herë protagonistë i krypometrit.

Krypometri ka vlerësuar se Ismaili ishte zënë në rrenë për sigurimet shëndetësore.

Rrenat për Sigurimet Shëndetësore

Ndërsa një tjetër rrenë e Ismailit ishte konsideruar edhe ajo e blerjes së rezonancës magnetike.

Rrena e ministrit të PDK-së për blerjen e rezonancës magnetike

Cikli i DebatPernime, i moderuar nga Jeta Xharra, po vazhdon në këto ditë të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, të cilat do të mbahen të dielën, më 6 tetor.

Përballë Jeta Xharrës po dalin me programet e partive dhe koalicioneve të tyre kandidatë për deputetë.

Kandidatët për deputetë po ballafaqohen me pyetje nga publiku, ekspertë, analistë e qytetarë të tjerë.

Pjesë e debatit të sotëm ishin: Arlinda Sopi e Leutrim Sahiti (NISMA-AKR- PD), Artan Ahmeti e Fiknete Bejta (AAK-PSD), Haxhi Avdyli (LDK), Fatmire Kollçaku e Qemajl Aliu (VV) dhe Uran Ismaili (PDK).

Debati u transmetua në orën 20:30 në RTV 21 dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.

Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).