array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=5"
  }
}

ARKIV Pamje nga Mitrovica e Veriut - Foto: REL/AFP

Ulja e çmimit të rrymës për serbët në veri, lajm i rremë

Deklarata

Lajmi: Komunave me shumicë serbe në Kosovë’, i është liruar çmimi i rrymës

 

Mediat

Vlerësimi

Rrenë e kryptë

Një vendim i vitit të kaluar që uli çmimin e rrymës për qytetarët e Kosovës, u keqinterpretua nëpër media sot si ‘zbritje e çmimit të rrymës për komunat veriore’. Ky lajm ishte i pasaktë. Vitin e kaluar, ZRrE ka ndërprerë mbulimin e kostove për furnizimin me energji elektrike për komunat veriore dhe njëherit pas këtij vendimi është bërë edhe zbritja e çmimeve sipas vendimit që është marrë nga ZRrE dhe nga 1 dhjetori, çmimi i energjisë elektrike është zbritur për 3.5 për qind

Artikulli

Një vendim i vitit të kaluar që uli çmimin e rrymës për qytetarët e Kosovës, u keqinterpretua nëpër media sot si ‘zbritje e çmimit të rrymës për komunat veriore’

Lajmi se ‘komunave me shumicë serbe në Kosovë’, i është liruar çmimi i rrymës qarkulloi nëpër ballinat e mediave online duke e shpërndarë një informatë të pasaktë.

Këto tituj si duket derivuan nga një deklaratë e Izet Rushitit, anëtar i bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, që raportoi sot para Komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut.

ZRrE, që është organi përgjegjës për rregullimin e tarifave të energjisë, sot raportoi lidhur me zbatimin e rekomandimeve që kanë të bëjnë me faturimin e energjisë elektrike të shpenzuar në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës, të miratuara nga Kuvendi në seancën plenare të mbajtur me 9 shkurt 2018.

Një vendim i ZRrE-së , në vitin 2012 kishte bërë që shpenzimet e energjisë elektrike që bëheshin në komunat veriore, t’u faturoheshin qytetarëve të pjesës tjetër të Kosovës, në emër të ‘humbjeve të energjisë’.

Ky vendim u pezullua nga Gjykata themelore dhe ajo e Apelit pas padisë që bëri Zyra e Avokatit të Popullit që konsideroi se pagesa e qytetarëve për shpenzimet e dikujt tjetër, është shkelje e të drejtave të njeriut.

Këtë fakt e përmendi sot Izet Rushiti, që mund të shihet edhe në videon e postuar nga agjencia e lajmeve EkonomiaOnline e që u keqinterpretua nga mediat e tjera.

“Pas vendimit të Gjykatës Themelore dhe Gjykatës së Apelit më 11.09.2017 mbi shtyrjen e vendimit ose ekzekutimit të vendimit 399 i vitit 2012, ZRrE ka ndërprerë mbulimin e kostove për furnizimin me energji elektrike për komunat veriore dhe njëherit pas këtij vendimi është bërë edhe zbritja e çmimeve sipas vendimit që është marrë nga ZRrE dhe nga 1 dhjetori, çmimi i energjisë elektrike është zbritur për 3.5 për qind dhe nga kjo datë është ndërprerë mbulimi i kostove për furnizim me energji elektrike për këto komuna”, tha Rushiti sot në Komisionin Parlamentar.

Lidhur me çështjen e faturimit të energjisë elektrike që shfrytëzohet në veri dhe si erdhi deri te lirimi i rrymës në dhjetor të vitit të kaluar, mund të lexoni në shkrimin e mëposhtëm:

https://kallxo.com/qytetaret-nuk-paguajne-per-veriun-rryma-lirohet-per-35/

www.kallxo.com