array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Titulli i rremë së zbulimi i historianit zvicran ‘po çon peshë të gjithë’

Deklarata

Historiani zviceran zbulon dokumentin që po çon peshë të gjithë: Shqiptarët kanë drejtuar botën

Faqja e Internetit

Vlerësimi

Me kos

Titulli i artikullit “Historiani zviceran zbulon dokumentin që po çon peshë të gjithë: Shqiptarët kanë drejtuar botën” është i rremë. Në artikull nuk është ofruar asnjë dëshmi që zbulimi i dokumentit ka bërë që të reagojnë nga e gjithë bota. Përkundër paralajmërimit, në artikull nuk është ofruar asnjë dokument që ka zbuluar historiani.

Artikulli

Më 7 mars 2023, në faqet në Facebook “Atdheu Lajm” është shpërndarë një artikull me titull “Historiani zviceran zbulon dokumentin që po çon peshë të gjithë: Shqiptarët kanë drejtuar botën”.

I njëjti artikull është shpërndarë edhe në disa faqe të tjera në Facebook, si: “Krenaria Shqiptare”, “Sheqa”, “Me zemer”, “Kumanova Sot”, “****E vetmja ne zemren time****”, “Selma Lajm”, “Gazeta SOT”, “Onpress”, “O daj O daj”, “Mesazhi Shqiptar”, “Humor pa fund”.

Materiali i referohet një deklarate të një historiani zviceran nga i cili pretendohet se “shqiptarët kanë drejtuar botën gjatë mesjetës”.

Në asnjë paragraf nuk është mbështetur pjesa e titullit, e cila thotë se zbulimi i këtij historiani po “çon peshë të gjithë”. Përveç  kësaj, në artikull nuk ofrohet asnjë dokument, siç paralajmërohet në titull.