array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Titulli i rremë se të gjithë u shokuan nga pamjet

Deklarata

Pamjet kur doktori filmohet me pacienten në ambulanc, të gjithë u shokuan nga pamjet që u shfaqen

Faqja e Internetit

Vlerësimi

Me kos

Titulli i artikullit “Pamjet kur doktori filmohet me pacienten në ambulanc, të gjithë u shokuan nga pamjet që u shfaqen” është i rremë. Në artikull nuk është publikuar asnjë fakt që e mbështetë konstatimin e bërë në titull se pamjet i kanë shokuar të gjithë. Nuk është marrë asnjë reagim për pamjet dhe nuk është bërë asnjë matje e opinionit publik.

Artikulli

Ueb faqja online atdheulajm.com më 3 shkurt 2023 ka publikuar përmbajtjen me titull “Pamjet kur doktori filmohet me pacienten në ambulanc, të gjithë u shokuan nga pamjet që u shfaqen”.

I njëjti artikull është shpërndarë edhe në disa faqe të tjera në Facebook, si: Atdheu Lajm, ShkupiOnline, Shkupi, Shqipëria, News66shqip.al, Rajoni sot dhe Rruga Shqiptare.

Titulli i lajmit nuk përshtatet me përmbajtjen e artikullit.

Në titull thuhet se janë shfaqur pamje të një mjeku me paciente, ndërkaq në lajm, materiali i referohet disa momenteve që, si pretendon faqja, e sfidojnë gravitetin dhe “nuk do t’i besonit nëse nuk do të ishin regjistruar”.

Ndërkaq, në asnjë paragraf nuk është mbështetur pjesa e titullit, e cila thotë se “të gjithë u shokuan nga pamjet që u shfaqën”. 

Përveç kësaj, në fund të artikullit është bashkangjitur një video që tregon disa ndodhi të pa-zakonshme. Në atë video nuk është paraqitur pamja që në titull thuhet se i ka shokuar të gjithë.