array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Titulli i rremë se patrullimi i ushtarëve turq në lindje të Kosovës paralizoi Beogradin

Deklarata

Deklarata: ‘ParaIizim Në Beograd’ / Ushtarët Turq, Patrullim Në Lindje Të Kosovës

Vlerësimi Rrenë:

Vlerësimi

Rrenë

 

Përmbajtja në fjalë është vlerësuar e pavërtetë pasi partullimi i KFOR nuk e ka paralizuar Beogradin dhe as nuk e ka pasur këtë qëllim. Mesazhi i dhënë nga KFOR është keqpërdorur dhe është transmetuar në mënyrë të falsifikuar tek publiku nga faqet e raportuara në këtë artikull.

 

Artikulli

Disa faqe interneti mainnewsplus.com , ballina.news65media.com dhe web4.lajme.icu, me datën 12, 13 dhe 14 gusht 2022, kanë publikuar një përmbajtje me titullin “ ‘ParaIizim Në Beograd’ / Ushtarët Turq, Patrullim Në Lindje Të Kosovës”.

E njëjta përmbatje është shprëndarë në disa faqe në Facebook: Dardania Lajme, Gazeta Mitrovica, Albini për Kosovën,   DodonaPress, Kumanova press, AlbaSot.com, Realiteti, Kosova Sot, Republika Shqiptare, Fact, Atdheu.net, Pika Press, Satira press dhe Janina Press.

Krypometri ka analizuar këtë përmbajtje dhe ka konstatuar se titulli i këtij lajmi është i rremë pasi ushtrimet e KFOR-it në zonën e Prizrenit nuk kanë pasur qëllim paralizimin e Beogradit e as nuk e kanë arritur këtë qëllim.

Përmbajtja është po ashtu e manipuluar në fotografi. Postimi i KFOR-it ka ofruar fotografi origjinale nga ushtrimi, mirëpo faqet kanë vendosur të realizojnë ilustrime me fotografi të Vuçiqit apo Kurtit në prapavi. 

Ilustrimi në të cilën shihet fotoja e presidentit amerikan, Joe Biden por edhe ilustrimi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, nuk lidhen me përmbajtjen e artikullit.

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR në një postim në faqen zyrtare në Facebook më 10 gusht 2022, ka bërë të ditur se ushtarët e KFOR-it nga Turqia kanë kryer patrullë në Kosovën Lindore.

Sipas njoftimit, ushtarët e Forcave të Armatosura Turke kanë kryer patrulla në këmbë përgjatë zonës së tyre të operacioneve në Kosovën lindore, siç është mandatuar nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, me qëllim ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë.