array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Titulli i rremë se nuk do të ketë paga në muajin nëntor 

Deklarata

“Mësimdhënësit s’do marrin paga as në nëntor, Qeveria Kurti, qeveri e ndëshkimit”

Faqja e Internetit

Vlerësimi

Me kos

Titulli i artikullit “Mësimdhënësit s’do marrin paga as në nëntor, Qeveria Kurti, qeveri e ndëshkimit” nuk është i saktë, e për më shumë ngase është ilustruar me fotografinë e Albin Kurtit, e jo me autorin e deklaratës, ka përbënë postim të rremë. Lajmi është bazuar në një postim të deputetit Agim Veliu i cili ka dhënë një opinion se duke mos i dhënë pagat e muajit tetor, Qeveria e Kosovës po i rrezikon familjet që janë në kredi dhe që mund të mbesin edhe pa pagën e muajit nëntor që do t’i rëndojë për pagesën e dy kësteve të kredisë: tetorit dhe nëntorit. Pra, ky postim është opinion i deputetit, por nuk është vendim i qeverisë për të mos i dhënë pagat e muajit nëntor.

Artikulli

Në portalin “todaynews80”, më 4 tetor 2022 është publikuar një artikull me titull “Mësimdhënësit s’do marrin paga as në nëntor, Qeveria Kurti, qeveri e ndëshkimit”.

I njëjti artikull është shpërndarë edhe në Facebook në faqen: Post Lajme dhe Lajme Article.

Titulli i artikullit ka qenë citat, ndërsa i njëjti është ilustruar me fotografinë e Albin Kurtit. 

Teksti në faqen “todaynews80” i referohet një postimi në rrjetin social Facebook të publikuar nga deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu.

“Në kohën e inflacionit më të lartë që nga paslufta, ngritjes enorme të çmimeve dhe kur qeveria e mashtrimit po paralajmëron dimër të rëndë energjetik, shumica e mësimdhënësve nuk do të marrin paga as në nëntor. Pagat e tyre do të jenë peng i bankave, duke paguar dy këste të kredisë e me kamata ndëshkuese”- ka shkruar Veliu.

Deputeti Veliu ka shkruar “Qeveria e mashtrimit ndëshkoi mësimdhënësit dhe duke mos ua procesuar pagat, i la pa bukën e gojës mbi 20 mijë familje”.  

Në kreun e këtij lajmi thuhet “ndiqni videon për të kuptuar më mirë se për çfarë bëhet fjalë”- ndërsa brenda në tekst nuk ka asnjë video.

Greva në sektorin publik dhe në arsim ka filluar më 25 gusht 2022 dhe është pezulluar më 1 tetor 2022.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka deklaruar se orët e humbura gjatë grevës nuk do të zëvendësohen.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka konfirmuar se vetëm ata që kanë punuar, do të marrin pagat e muajit shtator.

Në anën tjetër, Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se i kanë propozuar Ministrisë së Financave që të shqyrtojnë mundësinë e pagesës në avans, ashtu që familjet e mësimdhënësve, sipas saj, të mos mbesin pa paga deri në fund të muajit, kur edhe dalin pagat për muajin tetor.