array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Titulli i rremë se liberalizimi i vizave është kushtëzuar me finalizim të dialogut

Deklarata

Lajm ‘b0mbe’ nga Evropa për Kosovën: Njëherë dialogu me Serbinë, pastaj IiberaIizimi”

Media

Vlerësimi

Rrenë

Titulli i artikullit është i rremë dhe nuk përkon me deklaratën e Michel, pasi ai në konferencë për media i ka përmendur dy çështjet, por nuk e ka potencuar që fillimisht të ketë dialog me Serbinë e pastaj liberalizim. Dialogu me Serbinë asnjëherë nuk ka qenë një nga kushtet e BE-së për liberalizim të vizave për Kosovën.

Artikulli

Ueb-faqja Gazetaz.com, më 17 qershor, kishte publikuar artikull nga konferenca e mbajtur mes Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani dhe Presidentit i Këshillit të Evropës, Charles Michel.

Në titull thuhet: “Lajm ‘b0mbe’ nga Evropa për Kosovën: Njëherë dialogu me Serbinë, pastaj IiberaIizimi”.

Titulli i artikullit është i rremë dhe nuk përkon me deklaratën e Michel, pasi ai në konferencë për media i ka përmendur dy çështjet, por nuk e ka potencuar që fillimisht të ketë dialog me Serbinë e pastaj liberalizim.

Presidenti i Këshillit të Evropës, Charles Michel, ka mbajtur konferencë për media gjatë vizitës së tij në Kosovë së bashku me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani më 15 qershor.

Michel kishte deklaruar se angazhimi i fortë i Kosovës duhet të jetë i fokusuar në përparimin e dialogut Prishtinë – Beograd.

Michel ka folur edhe për liberalizimin e vizave ku kishte thënë se shtetet anëtare të BE-së duhet të vendosin një nga një për këtë çështje.

“E mirëpresim fokusin e juaj për implementimin e reformave dhe në çështjet kyqe siç është sundimi i ligjit, ruajtja nga terrorizmi dhe kemi diskutuar edhe liberalizimin e vizave. Kam dëgjuar argumentet me kujdes dhe e dini që shtetet anëtare të BE-së duhet të vendosin një nga një për këtë çështje. Angazhimi i fortë i Kosovës duhet të jetë i fokusuar në përparimin e dialogut Prishtinë – Beograd. Dhe duhet të implementohen gjitha marrëveshjet e kaluara dhe është koha që të shikojmë përpara dhe t’i avancojmë gjitha këto për të mirën e gjithë regjionit”, kishte thënë Michel gjatë konferencës.

Qytetarët e Kosovës janë të vetmit në Rajon që nuk mund të lëvizin pa viza për në vendet e BE-së. Përkundër faktit që Kosova i ka plotësuar gjitha kushtet e vendosura nga BE-ja për liberalizim të vizave, BE-ja ende nuk i ka dhënë dritën e gjelbër Kosovës për heqjen e vizave.

Janë dhënë deklarata nga lider të ndryshëm se në takimin e datës 23 qershor të Këshillit Europian do të flitet edhe për liberalizimin e vizave për Kosovë, madje u tha se do të jepet drita e gjelbër. Por, kjo nuk ndodhi.

Dialogu me Serbinë asnjëherë nuk ka qenë një nga kushtet e BE-së për liberalizim të vizave për Kosovën.