array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Ilustrim

Titulli i rremë se Kurti do të dërgojë ushtrinë e Kosovës në Ukrainë

Deklarata

E gjithë bota po flet për të, Albin Kurti dërgon Ushtrinë e Kosovës në luftë kundër Rusisë

Media

Vlerësimi

Rrenë

Titulli i lajmit është i rremë dhe i njëjti nuk përkon me përmbajtjen e tekstit që flet krejt diçka tjetër. Ushtria e Kosovës nuk është dërguar në Ukrainë për të luftuar kundër Rusisë.

Artikulli

Portali “news308media.com” ka publikuar një lajm me titullin pretendues se kryeministri i Kosovës Albin Kurti e ka dërguar Ushtrinë e Kosovës në Ukrainë në konfliktin me Rusinë.

Lajmi ka titullin “E gjithë bota po flet për të, Albin Kurti dërgon Ushtrinë e Kosovës në luftë kundër Rusisë”, i publikuar më datë 23 dhjetor 2021, si dhe është shpërndarë në Facebook në faqen “Rubrika” më datë 21 dhjetor.

Ndërkaq, përmbajtja e tekstit është ndryshe nga titulli.

Në të përmendet një deklaratë e kryeministrit Kurti, i cili kishte shprehur gatishmëri që FSK-ja të dërgohet në Ukrainë, në rast se kërkohet nga NATO-ja një gjë e tillë.

Kurti këtë deklaratë e kishte dhënë para gazetarëve, më 9 dhjetor 2021.

“Së pari, uroj që të mos ketë konflikte të reja, edhe unë jam duke e përcjellur me vëmendje deri në orët e vona se çfarë po ndodhë në kufirin midis Ukrainës dhe Federatës Ruse dhe ka një alarmime dhe të NATO-s, në veçanti të Shteteve të Bashkuara dhe BE-së për këtë gjë, dhe çkado që NATO-ja e parasheh të nevojshme ne natyrisht që jemi të gatshëm”, kishte thënë ai.

Pas kësaj deklarate, nuk është marrë asnjë vendim nga Qeveria për të dërguar trupa të FSK-së në Ukrainë.