array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Titulli i rremë se është ngritur aktakuzë ndaj ministres Rozeta Hajdari

Deklarata

Gazeta NewBorn (14.03.2022) – “Ngritet aktakuzë ndaj ministres Rozeta Hajdari”.

Gazeta NewBorn

Vlerësimi

Rrenë

Ndaj ministres Rozeta Hajdari nuk është ngritur aktakuzë por është dorëzuar kallëzim penal nga AKK për mosraportim ose raportim të rremë të pasurisë. Kallëzimi penal mund të dorëzohet nga qytetarë, zyrtarë apo organe publike me provat dhe pretendimet tjera të tyre se person/a të caktuar mund të kenë kryer vepra të caktuara penale. Prokuroria e pranon kallëzimin penal, dhe nëse pretendon që ka elemente, e nis hetimin. Ndërkaq, aktakuza ngritet nga Prokuroria vetëm pasi janë zhvilluar hetimet dhe është krijuar dyshimi i bazuar mirë, për kryerjen e veprës penale.

Artikulli

Më 14 mars, Agjencia Kundër Korrupsion e ka konfirmuar se ka dorëzuar kallëzim penal kundër ministres së Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari, për mosraportim ose raportim të rremë të pasurisë.

“Ju njoftojmë se Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) për zyrtarin në fjalë ka përcjellë kallëzim penal në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit”, thuhej në përgjigjen e AKK-së për KALLXO.com.

Disa minuta më pas, media online “Gazeta NewBorn” e ka marrë dhe e ka ripublikuar artikullin e KALLXO.com, kurse titullin e ka ndryshuar. Artikulli i tyre mban titullin  “Ngritet aktakuzë ndaj ministres Rozeta Hajdari”.

Në fakt, ndaj ministres së Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari nuk është ngritur aktakuzë, por është dorëzuar kallëzim penal.

Sipas AKK-së, ministrja Hajdari dyshohet për mosraportim ose raportim të rremë të pasurisë, të të ardhurave, dhuratave dhe dobisë tjetër materiale ose detyrimeve financiare nga neni 430 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Kallëzimi penal mund të dorëzohet nga qytetarë, zyrtarë apo organe publike me provat dhe pretendimet tjera të tyre se person/a të caktuar mund të kenë kryer vepra të caktuara penale.

Prokuroria e pranon kallëzimin penal, dhe nëse pretendon që ka elemente, e nis hetimin.

Ndërkaq, aktakuza ngritet nga Prokuroria vetëm pasi janë zhvilluar hetimet dhe është krijuar dyshimi i bazuar mirë, për kryerjen e veprës penale.

Në anën tjetër, ministrja Hajdari ka thënë se nga mediat është njoftuar në lidhje me kallëzimin penal ndaj saj.

“Sot u njoftova nga mediat se Agjencia kundër Korrupsionit (AKK) ka dorëzuar kallëzim penal kundër meje për gjoja mos deklarim ose deklarim të pasaktë të pasurisë”, ka shkruar ajo.

Ministrja ka thënë se gjatë gjithë kohës ka përmbushur detyrimin ligjor për deklarim të pasurisë.

Sipas saj, deklarimet përkatëse ndodhen në faqen e AKK-së.