array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Titulli i rremë se “e gjitha bota” po flet për dërgimin e ushtarëve të FSK-së në Ishujt Falkland

Deklarata

“E gjithë bota po flet për të, Albin Kurti po dërgon Ushtrinë e Kosovës në Ishujt Falkland!”

Faqe në Facebook

Vlerësimi

Me kos

Artikulli me titull “E gjithë bota po flet për të, Albin Kurti po dërgon Ushtrinë e Kosovës në Ishujt Falkland!” nuk është i mbështetur në fakte. Në artikull nuk është cituar asnjë burim që e mbështet titullin konstatues se “gjithë bota po flet” për vendimin për të dërguar 7 ushtarë të Kosovës në një mision paqëruejtës në “Ishujt Falkland”.

Artikulli

Më 29 nëntor 2022 në ueb faqen fakte.buzz është publikuar një artikull me titull: “E gjithë bota po flet për të, Albin Kurti po dërgon Ushtrinë e Kosovës në Ishujt Falkland!!”.

Përmbajtja e njëjtë e këtij artikulli është shpërndarë në rrjetin social Facebook, në faqen “Fresh Lajme” me datë 30 nëntor 2022.

Artikulli flet për miratimit e vendimit të Kuvendit të Kosovës për të dërguar ushtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës me mision në Ishujt Falkland.

Në titull thuhet se “e gjithë bota po flet për të”- kjo nuk është argumentuar në artikull pasi që nuk ka asnjë të dhënë të tillë se në botë po flitet për këtë çështje.

Po ashtu artikulli përmban vetëm njoftimin e Zyrës së Kryeministrit të Kosovës se vendimi për dërgimin e disa ushtarëve të FSK-së është miratuar në Kuvendin e Kosovës.

Më 30 nëntor 2022, Kuvendi me shumicë votash ka vendosur për dërgimin e kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ishujt Falkland.

Misioni i FSK-së do të jetë në mbështetje të paqes në Ishujt Falkland dhe gjatë këtij misioni do t’i nënshtrohet marrëveshjes së nënshkruar me Mbretërinë e Bashkuar, ka njoftuar Qeveria.

Sipas propozimit të Qeverisë, në këtë mision do të dërgohen deri në shtatë pjesëtarë të FSK-së dhe ky mision mund të zgjasë deri në tre vite me mundësi vazhdimi.